“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Shumica e burrave dhe grave të cilët i kanë dhënë sekrete Moskës ishin të paaftë. Burgess dhe Maclean, pjesë e grupit të spiunëve të rekrutuar nga KGB-ja në Kembrixh, mbahen mend në Britani si tradhtarë të suksesshëm, por hapja e dosjeve tregon se mjeshtrat-spiunë në Moskë i konsideronin ata si pijanecë jo të vlefshëm për t?u besuar
Jack Malvern
Shumica prej nesh i mendojnë disa prej spiunëve më famëkeqë të Rusisë, sikur janë shembujt perfekt të spiunazhit. Megjithatë, janë ide krejt pa vend, sipas dosjeve të sapopublikuara të KGB-së, ku përshkruhet se si dy nga pesë pijanecët kronikë të Kembrixhit dhe spiunia më e fundit, Anna Chapman, ishin thjesht ?jo shumë të mirë ?.
Dokumentet e kontrabanduara në Britani nga Vasili Mitrokhin në vitin 1992 tregojnë se Guy Burgess dhe Donald Maclean, dy prej tradhëtarëve më të mëdhenj në historinë e spiunazhit Britanik, ishin agjentët më pijanecë sovjetikë që kanë vepruar në Britani.
Burgess dhe Maclean, pjesë e grupit të spiunëve të rekrutuar nga KGB-ja në Kembrixh, mbahen mend në Britani si tradhtarë të suksesshëm, por hapja e dosjeve tregon se mjeshtrat-spiunë në Moskë i konsideronin ata si pijanecë jo të vlefshëm për t?u besuar.
Arkivi i Mitrokhin ka qenë subjekti i dy librave nga Christopher Andrew, historiani zyrtar i shërbimit të sigurimit, por materialet janë ruajtur të mbyllur deri më sot, dhe tani janë vënë në dispozicion për publikun në universitetin ku ishin rekrutuar Burgess dhe Maclean.
Profesor Andrew tha se dosjet treguan se spiunazhi kishte qenë gjithmonë i mbushur me paaftësi dhe personazhe plot me të meta. ?E lashë këtë jashtë nga libri im gjithë ato vite më parë, por tani është zyrtare: Guy Burgess pinte më shumë se sa Donald Maclean. Ne kurrë nuk kemi pasur një regjistrim të vlefshëm të krahasueshem më parë. Unë mendoj se Burgess mban rekordin britanik [për dehje] nga një agjent sovjetik?.
Një pasazh i shkurtër, i cili ishte varrosur në mesin e më shumë se 100 faqeve të inteligjencës e përshkruan Burgessin si një njeri ?vazhdimisht nën ndikimin e alkoolit?. Raporti, në rusisht, rrëfen se si ai i dehur rrezikonte duke ekspozuar identitetin e tij të dyfishtë.
Svetlana Lokhova, një eksperte për historinë Ruse të zbulimit, e cila përktheu dokumentet, tha se Mitrokhin kopjoi një raport të takimit të Burgessit me një agjent sovjetik. ?Njëherë duke dalë nga nga një pub, ai rrëzoi në trotuar një nga dosjet e dokumenteve që kishte marrë nga Zyra e Punëve të Jashtme, pasi kish bërë kontakt vizual me kontrolluesin e tij sovjetik,? tha zonja Lokhova. ?Mitrokhini përshkruan në terma jo-komplimentues të dy, Burgessin dhe Macleanin, kur i referohet zakoneve të tyre të të pirit dhe jetën seksuale. Maclean duket të jetë më shumë një pijanec qejfli, i cili do të bënte gabime spektakolare ndërsa ishte i dehur, të tilla si zbulimi para të dashurës se punonte për sovjetikët. ?Të dy ishin të sikletshëm, sipas Mitrokhin, i cili vdiq në vitin 2004?.
?Si rezultat asnjëri prej tyre nuk mund të besohej plotësisht,? tha zonja Lokhova. ?Në fakt sovjetikët kishin gjithmonë dyshime per Pesëshen [e Kembrixhit] (e cila përfshinte Anthony Blunt, John Cairncross dhe Kim Philby, një zyrtar i lartë i MI6). Pavarësisht 18.000 dokumentave të furnizuara nga spiunët në vitet 1941-45, ata ishin konsideruar agjentë të mundshëm të dyfishtë. Sovjetikët nuk mund të besonin se britanikët do të lejonin rrjedhje të tilla. ?
Arkivi gjithashtu jep detaje të Melita Norwood, gruaja e ekspozuar nga The Times si ?spiune e cila hyri nga Co-op? kur ajo serializoi librin e Profesorit Andrew. Norwood-it i është dhënë një vlerësim më i lartë sesa Philbyt nga KGB-ja, për sekretet që ajo kaloi duke punuar për Shoqërinë Britanike të Kërkimeve të Metaleve Johekurmbajtëse.
Materiale të publikuara në Arkivin Churchill në Kembrixh tregojnë se si metodat e përdorura nga Bashkimi Sovjetik vazhduan të përdoren në Rusinë pas sovjetike. Profesori Andrew tha se Mitrokhini siguroi informacion mbi ?ilegalët? ? spiunë të cilët ishin trajnuar në Moskë për të kaluar si të huaj dhe të dërguar jashtë shtetit me identitete të rreme. Ai tha se dhjetë agjentët rusë të dëbuar nga Amerika në vitin 2010, duke përfshirë Chapmanin, ishin shembuj të një programi që filloi në vitin 1930. ?Anna Chapman është më pak ilegale se shumica për shkak se ajo përdori emrin e saj. Ka një imazh absolutisht të mrekullueshm që FBI publikoi që tregon dorëzimin e kompjuterit të saj të koduar tek një ?zyrtar i KGB-së?, i cili ishte në fakt një oficer i FBI-së. Pra, ajo nuk ishte shumë e mirë. ?
Megjithatë, në kundërshtim me imazhin e paraqitur nga dramat televizive të tilla si ?Amerikanët?, ilegalët nuk janë përdorur për të depërtuar shërbimet e sigurisë perëndimore, por grupet disidente në Bllokun Lindor.
Përshtatur ne shqip nga bota.al
Trupi i një alpinisti të humbur francez më në fund është gje...
Një prostitutë e rangut të lartë vrau një shef të kompanisë ...
Qeveria e Gjermanisë ka urdhëruar largimin nga vendi të një ...
Vetëm pak sekonda larg katastrofës. Momenti dramatik, kur dy...
Një raport i ri i një kompanie të sigurisë së kompjuterëve n...
Në një sondazh të CNN, Barack Obama del se është presidenti ...
Roman HerzogIsh president i GjermanisëNë disa dekadat e ekzi...
Vija e kuqe larg nisjes së Luftës së Tretë Botërore duket se...
Diktatori dhe miliarderia. Duket si një roman noir ai ku ka ...
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet siciliane, ku 30 e...
6 trafikantë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë belge...
Mediat italiane bëjnë me dije se dy shqiptarë janë arrestuar...
Rreth 200 shqiptarë pa dokumente që kishin për synim emigron...
Mijëra brazilianë të pastrehë kanë dalë në rrugët e qytetit ...
Kreu i Kishës Katolike e ka konfirmuar me gojën e tij prezen...
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama konfirmoi sot se nuk do t...
Një hetues special i Kombeve të Bashkuara po bën thirrje për...
Nga Mark N. KatzEshtë ende e paqartë se si do të zgjidhet kr...
Nia Sanchez u shpall bukuroshja amerikane e vitit 2014, duke...
BRAZILIA – Policia ushtarake e Sao Paulos shpëndau sot me ga...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...