“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga Mark N. Katz
Eshtë ende e paqartë se si do të zgjidhet kriza e Ukrainës, por tashmë duket se një fitues të qartë e kemi: Kina. Të paktën kjo është ideja e shumë vëzhguesve rusë që takova javën e kaluar, kur ndodhesha në Moskë.
Përgjigja e presidentit rus, Vladimir Putin ndaj deklaratave të europianëve për të reduktuar importet e gazit natyror nga Rusia, padyshim që ka qenë një faktor në udhëtimin e tij në Pekin si dhe firmosjen e një mega-marrëveshjeje, sipas të cilës Kina ka rënë dakord të blejë një sasi gazi rus me vlerë 400 miliardë dollarë, për një periudhë 30-vjeçare.
Por ndërkohë që Putini mendon se mbështetja e Kinës do ta ndihmojë të pengojë përpjekjet e Perëndimit për të parandaluar ridaljen e Rusisë në skenë si një fuqi e madhe, pikëpamja e vëzhguesve me të cilët fola nuk ishte kaq rozë.
Së pari, ata e interpretuan deklaratën se ajo çfarë Kina paguan për gazin rus ?është një sekret tregtar?, si një shenjë të keqe për Moskën, duke supozuar që Putini mund të ketë qenë kaq i dëshpëruar për të arritur një marrëveshje, saqë Pekini e ka detyruar të pranojë një çmim shumë të ulët.
Më thanë gjithashtu se përfaqësues nga Kina kanë qenë tashmë në Moskë, për të ofruar një mbështetje të heshtur për Rusinë në lidhje me ngjarjet e Krimesë dhe Ukrainës (e heshtur sepse Pekini nuk dëshiron të mbështesë hapur ndarjen, një gjë që e kundërshton për Tibetin dhe Xinjiangun në territoret e tij). Dhe Pekini duket i përgatitur të investojë miliarda dollarë për të ndihmuar në riorientimin e ekonomisë ruse për eksportimin e naftës dhe produkteve të tjerë drejt Kinës.
Por Pekini po pret diçka nga Moska në këmbim: mbështetjen e Rusisë për pozicionin e Kinës në mosmarrëveshjet e shumta që ajo ka me fqinjët e vet aziatikë. Problemi për Moskën është se, ndërkohë që lajmet për tensione mes Rusisë dhe Perëndimit kanë pushtuar titujt e mediave, ngjitja dhe forcimi i Kinës duhet të jetë shqetësim jo vetëm për Perëndimin, por edhe për vetë Moskën.
Përse? Së pari, ekziston frika që, edhe në një kohë kur numri i rusëve që jetojnë në Siberi po bie, një prurje e imigrantëve kinezë në zonë rrezikon të sjellë një sundim de facto të kinezëve në këtë territor. Një tjetër rrezik për Moskën është se rritja e izolimit nga Perëndimi ? dëbimi i saj nga G8 ishte vetëm një shembull ? do ta lërë Rusinë gjithnjë e më të varur nga Kina jo vetëm për mbështetje diplomatike, por edhe në terma tregtarë. Rritja e varësisë nga Kina për eksportet e energjisë, për shembull, mund të bëjë që Rusia të jetë e detyruar të pranojë vetëm kushtet tregtarë që jep Pekini.
Në një këndvështrim më të gjerë, shumë vëzhgues rusë druhen se me këtë rritje dhe forcim të shpejtë, ka më pak gjasa që Kina ta shohë Moskën si të barabartën e saj, duke dëmtuar ndoshta jo vetëm krenarinë ruse, por edhe interesat e saj politikë dhe ekonomikë.
Megjithatë, pavarësisht se këto rezerva shprehen në ambiente të vegjël dhe privatisht, ka shumë pak debate publike për këtë çështje, që më thanë se është tabu në Rusi, sidomos mes zyrtarëve të lartë të qeverisë. Në të vërtetë, rritja e një hezitimi universal nga ana e zyrtarëve rusë, për të shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me Kinën nuk ofron aspak garanci për akademikët që takova, përkundrazi ua shton atyre pesimizmin.
Thënë gjithë këto, analistët që takova nuk mendonin se Putini ka ndonjë afrimitet të veçantë me Kinën, dhe është e vështirë ta imagjinosh që të ketë qëllim të lejojë që Rusia të bëhet gjithnjë e më e varur nga Kina. Kjo mund të jetë sepse ai i sheh si të përkohshëm tensionet aktualë në marëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit, dhe beson që pasi të jetë shpërndarë mjegulla në Ukrainë, Perëndimi do të kërkojë sërish përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë, pasi të kuptojë se sa nevojë ka për bashkëpunimin e Moskës në çështje të rëndësishme.
Por a do të ndodhë vërtetë kështu? Kishte shumë skepticizëm mes atyre që fola në Moskë, sidomos për arsyen se, ndryshe nga kohët e Luftës së Ftohtë, Uashingtoni është më pak i aftë të formësojë një politikë të jashtme efektive, ndërkohë që europianët duken të paaftë fare për të formuluar një politikë.
Nëse kanë të drejtë, armiqësimi aktual i Rusisë me Perëndimin mund të forcohet dhe Moska mund të mos ketë zgjedhje tjetër, përveçse të mbështetet gjithnjë e më shumë tek Kina. Dhe ndjesia që pata në Moskë është se askush nuk mendon që mund të bëjë diçka për ta parandaluar këtë që të ndodhë.
Pershtatur ne shqip nga bota.al
Nia Sanchez u shpall bukuroshja amerikane e vitit 2014, duke...
BRAZILIA – Policia ushtarake e Sao Paulos shpëndau sot me ga...
Pas betimit që ka bërë në parlamentin ukrainas si president ...
Rojat bregdetare italiane kanë shpëtuar dje në mbrëmje më sh...
Në një komunikatë të publikuar ditën e sotme Kancelarja gjer...
Kur na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi i Kampionatit Botëro...
FMN ka pohuar se Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar...
BRUKSEL – “Një Europë më pak burokratike, më shumë e hapur, ...
Ne veren e vitit 1989, me shume se nje milion studente dhe p...
1. Gjermania i është trembur tradicionalisht marrjes së lide...
35 persona janë vënë nën pranga nga policia italiane me akuz...
Bashkimi Europian i ka kërkuar Bullgarisë të ndërpresë ndërt...
Presidenti amerikan Barack Obama pritet të vizitojë disa sht...
Vendi që është kapluar nga lufta civile prej gati 4 vjetësh,...
Mbreti spanjoll Juan Carlos, është tërhequr nga froni, i cil...
Rusia do të kërkojë ndalimin e dhunës në Ukrainë. Kjo do të ...
Një përplasje ka nisur brenda vetë Bashkimit Europian se kus...
Separatistët pro-ruse në Ukrainën lindore kanë rrëzuar një h...
Një i humbur dhe katër të plagosur është bilanci provizor i ...
Të paktën 60 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet në Irak...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...