“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
1. Gjermania i është trembur tradicionalisht marrjes së lidershipit në Perëndim
Gjermania nuk ka qenë asnjëherë xhuxhi politik që disa janë përpjekur të thonë. Gjatë 5 dekadave të para të pasluftës, liderët gjermanë kanë qenë të aftë për të tërhequr perëndimin që të mbështesë objektivat e tyre kombëtarë. Ngadalë dhe pa bujë, Gjermania e ka ribërë Europën sipas imazhit të saj. I ka bërë dëshirat e saj më të pëlqyeshme duke paguar më shumë nga sa i takon.
Nëse të tjerët e kanë keqkuptuar rolin e Gjermanisë, kjo ka ndodhur pjesërisht sepse ky vend ia ka dalë që të mbështjellë ambiciet e tij në një imazh vetëmohimi. Gjermania ka qenë po aq e sinqertë në ndjekjen e objektivave të saj, sa ka qenë dhe gjenerali De Gaulle kur ndiqte objektivat e tij, por politikanët gjermanë pothuajse gjithmonë ua kanë lënë të tjerëve lidershipin publik.
Gjermania doli nga guaska e saj gjatë krizës së euros që nisi në vitin 2010. Krejt papritur, u bë e qartë se euro ishte projektuar pikësëpari për të çuar përpara interesat e Gjermanisë.
Por ?Gjermanizimi? i Europës kishte kohë që kishte nisur. Gjermania e kërkoi kaq fort aksesin në armë bërthamore në vitet pesëdhjetë, saqë SHBA-se iu desh të dalin me një propozim të ri dhe jo funksional për forcën bërthamore shumëpalëshe, për të përmbushur kërkesat e Gjermanisë.
Ostpolitika, apo politika e Lindjes, e ish Kancelarit Willy Brandt u ndoq pavarësisht skepticizmit të madh të fuqive perëndimore. Një tjetër Kancelar, Helmut Kohli, hartoi një plan me dhjetë pika për ribashkimin e Gjermanisë që nuk e ndau me askënd, as edhe me ministrin e tij të jashtëm, përpara se ta publikonte. Planet për zgjerimin e NATO-s u bënë në ministrinë e mbrojtjes në Bon dhe jo në Uashington. Strategjia e Kancelares Merkel për tranzicionin energjetik nuk iu dha paraprakisht askujt, përpara se të shpallej. Dhe pavarësisht qëllimeve të vet paqësorë, Gjermania mbetet eksportuesi i tretë më i madh i armëve në botë.
2. Gjermania duhet të heqë dorë nga heshtja e të kaluarës dhe të ndihmojë në udhëheqjen e Perëndimit
Personaliteti ndërkombëtar i Gjermanisë nuk ka gjasa të ndryshojë. Me kalimin e viteve, Gjermania ka zhvilluar një stil ndërkombëtar që i shkon për shtat historisë së saj, interesave ekonomikë dhe mbi të gjitha, psikologjisë politike të popullit të saj. Përpjekjet e vendosura të Gjermanisë për të kërkuar pajtim edhe me ata që veprojnë gabim, i kane shtuar një nuancë mosmarrje pergjegjesish imazhit të saj.
Dallimi sot është që pikat e forta të Gjermanisë ? dominimi i saj ekonomik, pozicioni i saj qendror gjeografik, si dhe industritë e orientuara nga eksportet ? shpesh herë duken si më të arsyeshme se sa diplomacia tradicionale e britanikëve, francezëve apo edhe amerikanëve. Kjo rritje e ndikimit të Gjermanisë shkakton thirrjet që Gjermania të pranojë më shumë përgjegjësi për stabilitetin ndërkombëtar. Këto thirrje nuk do të gjejnë përgjigje.
3. Shpenzimet e reduktuara ushtarake të Gjermanisë shkaktojnë heqjen dorë nga përgjegjësitë
Jo domosdoshmërisht. Gjermania duhet të marrë më shumë nga barra e Perëndimit për mbrojtjen, por po kështu duhet të bëjë edhe çdo anëtar tjetër europian i NATO-s. Imazhi i mosmarrjes së përgjegjësive nga Gjermania vjen më pak nga përmasa e forcave të saj ushtarake, se sa nga hezitimi i saj për t?iu bashkuar reagimeve të fortë retorikë, ekonomikë apo ushtarakë ndaj agresioneve ndërkombëtarë.
Dëshira e thellë e Gjermanisë për të shmangur konflikte shpesh herë shfaqet e dobët apo në rastin më të mirë egoiste, krahasuar me angazhimet e qartë të partnerëve të tjerë. Votat e OKB për të krijuar një zonë ndalim fluturimi mbi Libi në vitin 2011, apo në ngritjen e Palestinës në statusin e vëzhguesit në 2012 ? të dy raste ku Gjermania abstenoi ? janë shembuj klasikë. Po kaq domethënëse është përpjekja e ministrit të jashtëm të Gjermanisë për të gjetur elementë pozitivë të sjelljes së Rusisë në krizën e Ukrainës.
Kjo qasje e përmbajtur i ka sjellë dobi Gjermanisë. Ajo votohet rregullisht si vendi më i respektuar në botë. Por ky respekt nuk ka ndihmuar për të lehtësuar tranzicionin drejt lidershipit. Një vend që ka punuar për pothuajse shtatëdhjetë vite për t?u bërë ?normal? si gjithë të tjerët, tani e ka të vështirë të gjej vend në ?normalitetin? e të tjerëve.
4. Zgjidhja e dilemës së Gjermanisë për lidershipin vjen nga një bashkëpunim më i ngushtë europian
Nuk është e thënë. Ndërkohë që Gjermania mbështet fort objektivin e një politike të jashtme të përbashkët europiane, as kontributi i saj i drejtpërdrejtë dhe as strategjia e saj nuk e kanë çuar përpara procesin. Edhe të tjerë i janë shmangur solidaritetit europian, dhe ka dyshime nëse një kuadër europian do të mund të rriste rolin e BE në botë.
Por në vend që të marrë udhëheqjen për të përcaktuar një angazhim aktiv global të Europës, Gjermania është fokusuar gjithnjë e më shumë tek interesat e saj dhe këndvështrimi i saj për botën. Partnerët europianë tundin kokën me mosbesim kur udhëheqësit gjermanë justifikojnë vazhdimisht unilateralizmin e tyre me traumat e dyfishta të historisë ? luftën dhe hiperinflacionin. Edhe veprimi unilateral që solli tranzicionin energjetik u justifikua me faktin që fatkeqësia bërthamore e Fukushimës u rikujtoi gjermanëve të kaluarën e tyre të tmerrshme.
5. E kanë fajin SHBA për mosgatishmërinë e Gjermanisë për të udhëhequr
Po dhe jo. SHBA ka qenë tradicionalisht themeli për sjelljen e përgjegjshme të Gjermanisë. Lidershimi i fortë amerikan e ka ndihmuar shpesh Gjermaninë që të veprojë vendosmërisht në kohë krizash. Dhe roli i Amerikës në vitet e fundit ka pësuar rënie. Por edhe një lidership i fortë i SHBA shpesh herë nuk ka arritur që të thyejë hezitimin e Gjermanisë për të bërë një hap përpara.
Me kalimin e viteve, Gjermania është zhytur në një gjendje ?pafatësie strategjike? që shpesh pengon aftësinë e saj për të kuptuar rëndësinë e qasjeve plot vetëbesim ndaj sfidave për sigurinë. Si rezultat, lidershipi i SHBA shihet gjithnjë e më shumë si rrezik ndaj botës së rehatshme që Gjermania ka ndërtuar për veten.
Zemërimi ndaj mbështetjes së SHBA për Ukrainën është një shembull i mirë. Kriza është rezultat i politikave europiane dhe jo amerikane. Publiku gjerman nuk është aspak prorus, por lidershipi i SHBA që i kundërvihet presidentit Putin shihet sërish nga shumëkush si një rrezik për paqen, dhe mbi të gjitha për mirëqenien e Gjermanisë.
Ajo që Europa dhe SHBA duan nga Gjermania është e vetmja gjë që liderët e Gjermanisë nuk munden ta japin: që Gjermania ?të rritet? dhe të veprojë me shpirtmirësinë dhe vetëbesimin që nevojitet urgjent prej udhëheqësit më të domosdoshëm të Europës. (Carnegie Europe)
John Kornblum është ish ambasador i SHBA në Gjermani
Përshtatur në shqip nga bota.al
35 persona janë vënë nën pranga nga policia italiane me akuz...
Bashkimi Europian i ka kërkuar Bullgarisë të ndërpresë ndërt...
Presidenti amerikan Barack Obama pritet të vizitojë disa sht...
Vendi që është kapluar nga lufta civile prej gati 4 vjetësh,...
Mbreti spanjoll Juan Carlos, është tërhequr nga froni, i cil...
Rusia do të kërkojë ndalimin e dhunës në Ukrainë. Kjo do të ...
Një përplasje ka nisur brenda vetë Bashkimit Europian se kus...
Separatistët pro-ruse në Ukrainën lindore kanë rrëzuar një h...
Një i humbur dhe katër të plagosur është bilanci provizor i ...
Të paktën 60 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet në Irak...
Të paktën 20 pacientë dhe një infermiere humbën jetën pas nj...
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka thënë se f...
Të paktën 30 separatistë pro-rusë janë vrarë deri më tani gj...
Kryeministri francez i cilësoi votimet për parlamentin evrop...
Ndërkohë që vijon leximi i votave të qytetarëve ukrainas për...
Petro Poroshenko, i cili tashmë e ka shpallur fitoren e tij ...
Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve për Parlamentin Europian që...
Pas disa muajsh trazira, ukrainasit pritet ti drejtohen sot ...
Votuesit në 21 vende të Bashkimit Europian do të votojnë sot...
Një 20 vjeçar shqiptar është identifikuar si drejtuesi i një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...