Kur shembej Muri. Bisedat telefonike mes Bushit e Kohlit
SEKRET 8520SHTEPIA E BARDHE WASHINGTONMEMORANDUM I BISEDES T...
19 miliardë euro pagoi Facebook për sipërmarrjen e vogël Whatsapp. Por shërbimi i mesazheve të shkurtra Whatsapp është i vogël vetëm sa i përket numrit të punonjësve. Nëse marrim parasysh numrin e përdoruesve, atëherë është mjaft i madh. 30 milionë gjermanë e përdorin këtë shërbim, 450 milionë vetë në mbarë botën. Ata të gjithë japin e marrin të dhëna, të cilat Facebook i mbledhur me shumë dëshirë, sepse ato janë baza e biznesit të tij.
Fuzionimi i sipërmarrjeve shoqërohet zakonisht me kontrollin e juristëve që merren me të drejtën e karteleve dhe që shohin nëse me këtë fuzion firma krijon një monopol dhe mund të diktojë ndër të tjera edhe çmimet për të tjerët. Edhe në këtë rast Komisioni i BE-së dhe komisari për konkurrencën ka nisur procesin e verifikimit për fuzionimin e Facebook dhe Whatsapp, sepse disa sipërmarrje interneti e ndjejnë veten të kërcënuar prej sipërmarrjes së re.
Monopolizimi
Kontrolli i fuzionit mes Facebook dhe Whatsapp përbën një fushë të re për BE-në, sepse ndër të tjera duhet parë nëse përmes blerjes së Whatsapp, Facobook-u bëhet monopolist të dhënash. Ndër të tjera duhet sqaruar nëse mund të verifikohet monopolizimi në një treg me “prodhime” falas.
“Në të kaluarën, çështja nëse dikush ka apo jo fuqinë e monopolit, matej shpesh përmes faktit nëse një kompani ishte në gjendje që të vendoste çmimet që ishin tejet më të larta se kostot,” shpjegon drejtori i Institutit për të Drejtën Tregtare dhe Ekonomike pranë Universitetit të Bonit, Daniel Zimmer, në bisedë me DW-në. Në tregjet ku shërbimet ofrohen pa pagesë, kjo nuk është e mundur.
Por ofrimi i shërbimit falas, pra i rrjetit social në vetvete, është vetëm njëra anë e kompanive të tilla si Facebook. Ana tjetër është ofrimi i hapësirës për reklama të kompanive të tjera. Kjo hapësirë për reklama sigurisht që nuk ofrohet falas, dhe kështu sa më shumë përdorues të ketë platforma apo sa më efekt të ketë ajo, aq më shumë rritet çmimi i këtyre hapësirave.
Çfarë mund të bëjë BE-ja?
A është detyrë e institucioneve që merren me çështjet e konkurrencës që të shqyrtojnë rastin e Facebook/Whatsapp? Në fund të fundit, askush nuk është i detyruar që të regjistrohet në Facebook ose të përdorë Whatsapp. Sipas Daniel Zimmer këto rrjete janë me sa duket aq të suksesshme për shkak se ofrojnë vlerën më të madhe të shtuar, dhe prandaj në këtë rast duhet shqyrtuar nëse një kompani e blen konkurrenten e saj duke përfituar nga fuqia e vetë në treg dhe në këtë mënyrë edhe i heq qafe konkurrentët. Në rastin e Facebook / Whatsapp Zimmer mendon se ka kuptim që një gjë e tillë të shqyrtohet më nga afër.
Edhe pse sipërmarrjet në fjalë nuk janë sipërmarrje evropiane, BE-ja ka mundësi ta ndalojë këtë fuzion, sepse edhe në të kaluarën pretendimet ligjore të ngritura nga BE-ja kanë bërë që të pengohet fuzionimi i sipërmarrjeve edhe kur këto kanë qenë thjesht amerikane. Nga ana tjetër në rastin e blerjes së Skype nga Microsoft në vitin 2011 Komisioni nuk pati rezerva.
SEKRET 8520SHTEPIA E BARDHE WASHINGTONMEMORANDUM I BISEDES T...
Një sulm ajror shkatërroi një ndërtesë banimi në Ukrainën li...
Njëzet persona u vranë në incidentin më të rëndë në metronë ...
Vendimi i administratës Obama për të kërkuar 500 milionë dol...
Vështirë se dikush mendonte 20 vjet më parë që një ditë Alek...
Futbolli dhe politika janë dy botë. Ato afrohen në mënyrë të...
David GoldblattAntropologu Clifford Geertz ka shkruajtur: “K...
Gjermania dhe SHBA, kjo është një marrëdhënie e veçantë. Ame...
Shumica e burrave dhe grave të cilët i kanë dhënë sekrete Mo...
Trupi i një alpinisti të humbur francez më në fund është gje...
Një prostitutë e rangut të lartë vrau një shef të kompanisë ...
Qeveria e Gjermanisë ka urdhëruar largimin nga vendi të një ...
Vetëm pak sekonda larg katastrofës. Momenti dramatik, kur dy...
Një raport i ri i një kompanie të sigurisë së kompjuterëve n...
Në një sondazh të CNN, Barack Obama del se është presidenti ...
Roman HerzogIsh president i GjermanisëNë disa dekadat e ekzi...
Vija e kuqe larg nisjes së Luftës së Tretë Botërore duket se...
Diktatori dhe miliarderia. Duket si një roman noir ai ku ka ...
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet siciliane, ku 30 e...
6 trafikantë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë belge...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...