web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA, sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë

16 Korrik 2014, 23:15, Kosova & Bota CNA

Presidenti Barak Obama bëri të njohura disa sanksione të reja ekonomike ndaj bankave dhe kompanive energjitike ruse, për mbështetjen që i kanë dhënë Moskës në kryengritjen separatiste pro-ruse në Ukrainë.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se ai i ka bërë thirrje vazhdimisht Moskës, që të marrë hapa për lehtësimin e krizës me Ukrainën dhe se Russia deri tani nuk i ka marrë parasysh asnjë nga rekomandimet e Shteteve të Bashkuara.

Në një deklaratë të Departamentit të Thesarit thuhej se masat e reja ndalojnë financimin amerikan të dy institucioneve ruse, Novatek and Rosneft – dhe kufizojnë qasjen e tyre në tregjet e kapitalit.

Sanksionet po ashtu prekin tetë firma ruse për prodhimin e armatimeve, të cilat prodhojnë lloje të ndryshme armatimesh, si armë të lehta, predha për mortaja dhe tanke. Po ashtu, sanksionet prekin një objekt të rëndësishëm transporti në gadishullin e Krimesë. VOA





21:51 Kosova & Bota

Urime Brazil!

Futbolli dhe politika janë dy botë. Ato afrohen në mënyrë të...

09:05 Kosova & Bota

Ribërja e Europës

Roman HerzogIsh president i GjermanisëNë disa dekadat e ekzi...

Lajmet e fundit nga