web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 vjet Digitalb

4 Qershor 2014, 17:07, Aktualitet CNA

Platforma multimediatike Digitalb ka festuar 10-vjetorin e krijimit të saj në një mbrëmje gala të organizuar në Pallatin e Brigadave. Të pranishëm në të kanë qenë drejtues e punonjës të Top Medias, si dhe personalitete të njohur të artit e sportit, si dhe politikanë. Një përshëndetje të veçantë bëri në këtë mbrëmje gala edhe presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha, e cila kujtoi sakrificat dhe devocionin e të gjithëve për krijimin dhe zhvillimin e kësaj platforme dixhitale, ku kujtimi dhe falënderimi kryesor ishte për themeluesin, Dritan Hoxha. 

Kryeministri Rama në përshëndetjen e tij vlerësoi rolin e Dritan Hoxhës, novatorit dhe ideatorit të kësaj risie teknologjike në Shqipërinë e asaj kohe, e cila ka luajtur rolin kryesor në bashkimin kulturor, social e politik të të gjitha trevave shqipfolëse, Kosovës, Maqedonisë, Preshevës. Edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vlerësoi Digitalb që përgjatë dhjetë vjetëve është shndërruar në platformën e dashur të shqiptarëve. Një vlerësim të veçantë dha edhe deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, që në fjalën e saj u shpreh se Digitalb ka bërë për vete që të gjithë shqiptarët. 

Mbrëmja vazhdoi me një koncert me këngë tradicionale vendase e moderne, perfomanca në violinë nga Olen Cezari dhe familja Qerimaj, këngëtarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, duke mbledhur së bashku kështu edhe brenda një nate përfaqësues të shqiptarëve të të gjitha trevave. 





11:21 Aktualitet

Nishani në Poloni

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ndodhet në Poloni, ku ...

Lajmet e fundit nga