web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Podgorie, aksident i rëndë

4 Qershor 2014, 16:44, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë me pasojë 2 të plagosur ka ndodhur mbasditen e sotme rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, pranë fshatit Podgorie. Si pasojë e daljes nga rruga të mjetit me targa KO 0606 A kanë mbetur të plagosur drejtuesi me inicialet G.H 40 vjeç, dhe bashkëshortja e tij T.G, 35 vjeç, të cilët po udhëtonin bashkë në momentin e ngjarjes. Të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. 





11:21 Aktualitet

Nishani në Poloni

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ndodhet në Poloni, ku ...

Lajmet e fundit nga