Kërkojnë ndërtimin e një mbikalimi në autostradën Tiranë-Durrës/ Banorët e Yrshekut në protestë
Një protestë po zhvillohet ditën e sotme nga banorët e zon...
Një protestë po zhvillohet ditën e sotme nga banorët e zon...
Ka ndërruar jetë dje shkrimtari me famë botërore, Gabriel Garcia Marquez. Autori i shumë librave dhe fitues i çmimit ?Nobel?, u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare nga pneumonia, sëmundje që e vuante prej kohësh. Lajmi për vdekjen e shkrimtarit kolumbian është bërë i ditur nga familjarët për mediat e huaja.
BIOGRAFI:
Gabriel García Márquez, ishte një romancier kolumbian, shkrimtar i tregim të shkurtër, skenarist dhe gazetar, i njohur si Gabo në gjithë Amerikën Latine. I konsideruar si një nga autorët më të rëndësishëm të shekullit të 20, atij iu dha Çmimi ?Neustadt International? për letërsinë në 1972dhe çmimi Nobel në Letërsi në 1982. Ai ka ndjekur një arsim të vetë-drejtuar që rezultoi në lënie përgjysëm të shkollës pë drejtësi, për të vazhduar një karrierë në gazetari. Që në fillim, ai nuk tregoi hezitim në kritikën e tij të politikës kolumbiane dhe atë të huaj.
García Márquez ka filluar si gazetar dhe ka shkruar shumë vepra të mirënjohura dhe tregime të shkurtra, poe është më i njohur për romanet e tij si: Njëqind vjet vetmi (1967), Vjeshtën e Patriarkut (1975) dhe Dashuri në Kohën e kolerës (1985). Punimet e tij kanë kritikë të rëndësishëm dhe kanë arritur sukses. Shumica e veprave është veçanërisht për popullarizimin dhe me një stil letrar të etiketuar si realizmëm magjik. Disa nga veprat e tij janë të vendosur në një qytet imagjinar të quajtur Macondo (qyteti i frymëzuar kryesisht nga vendlindja e tij Aracataca ), dhe shumica e tyre hulumton temën e vetmisë.
Shkrimtari i njohur kolumbian lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve kolumbiane dhe vdiq më 17 prill 2014. Ai ishte djali i Gabriel Eligio García dhe Luisa Santiaga Márquez Iguarán.
Në atë periudhë dështoi shoqëria United Fruit, që deri në atë kohë kishte mbajtur ekonominë në rajon në një nivel mjaft të mirë nëpërmjet kultivimit të bananes. Si në çdo familje të asaj krahine edhe në atë të Márquez gjendja financiare ishte në përkeqësim të vazhdueshëm, kështu që Gabriel së bashku me prindërit u transferua në shtëpinë e gjyshërve të tij në Riohacha.
Tetë vjetët e para të jetës së Markezit kaluan qetësisht, të mbushura me historitë magjike të gjyshes Tranquilina Iguarán dhe tregimet epike të gjyshit Nicolás Ricardo Márquez Mehija, në shtëpinë e të cilit dëgjoi historinë e masakrës së plantacioneve të bananes, ku u vranë mbi 100 njerëz, që më pas u varrosën në një varr masiv. Nga goja e gjyshit dëgjoi bëmat e jashtëzakonshme të gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftës Njëmijë Ditore (1899-1902), një nga ngjarjet më të rënda dhe më të përgjakshme në historinë e Kolumbisë.
Ne vitin 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumë në gjendjen shpirtërore të 12 vjeçarit Márquez, i cili një vit më pas shkon në Barrankija për të studiuar në shkollën San Hosé. Më 1942 u transferua në Zipaquirá për të përfunduar gjimnazin. Në moshën 20 vjeçare fitoi të drejtën e studimit në Universitetin e Bogotá, dega drejtësi. I mërzitur nga jeta e përshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinës se Andeve, Gabriel mbyllej në dhomën e tij ku lexonte kryeveprat e autorëve me të mëdhenj latinë dhe spanjisht-folës. I mahnitur nga letërsia, filloi të shkruante duke braktisur studimet.
Megjithë pasionin e madh për librat Márquez ishte një nga ata që vuanin situatën e Kolumbisë që po kalonte një periudhë ku dhuna ishte gjithnjë e pranishme. Më 9 prill 1948, filloi e famshmja El Bogotazo, e njohur si treditëshi i dhunës në kryeqytet, që përfundoi me vdekjen e drejtuesit liberal Jorge Eliecer Gaitán. Gjatë atyre ditëve të përgjakshme disa njerëz hynë në apartamentin e tij dhe dogjën gjithçka. Márquez vendosi të shkonte në Kartagjenë ku gjeti punë si redaktor e më pas si reporter për gazetën “El Universal”.
Në vitin 1949 vendosi të rikthehej në Barrankija, ku filloi të punonte si gazetar dhe u bashkua me ?El Gruppo de Barranquilla?, që përbehej nga të rinj që kishin pasion letërsinë. Një vit më pas publikoi në faqet e gazetës “El Espectador” të Santa Fésë një tregim me titull “La tercera resignación”. Në vitin 1952, mbaroi së shkruari romanin e tij të parë, ?La hojarasca? (përkthyer shqip si Gjethurinat) dorëshkrimin e të cilit e dërgoi në Argjentinë. Pas tre javësh në përgjigjen që i erdhi shkruhej që mund të merrej me çdo gjë përveç se me letërsi.
Në vitin 1955 fitoi çmimin e parë në një konkurs, ku konkurroi me tregimin “Un día después del sábado” (Dita pas së shtunës). Falë dhuntive të tij narrative, García Márquez në një hark kohor mjaft të shkurtër u bë një nga emrat më të rëndësishëm të gazetarisë kolumbiane. Intervistat, artikujt dhe opinionet e tij ishin të mirëpritura në çdo redaksi. Të gjitha punimet e tij deri në 1956, u publikuan si një libër i vetëm me titull “Relato de un náufrago”, që trazoi skenën politike në vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogës nëpërmjet detit. Qëndrimi i Markezit ndaj këtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit, por provokoi keqas politikanët. Në nëntor të vitit 1956 drejtori i gazetës “El Espectador”, për të cilën punonte Markez, mori urdhër nga disa qeveritarë që të pushonte nga puna shkrimtarin. Nga miqësia e ngushtë dhe respekti i madh, drejtori vendosi ta dërgonte në Zvicër, ku do të punonte si reporter për gazetën e tij. Edhe pas falimentimit që ndodhi një vit më pas, Markez vendosi të qëndronte në Zvicër. Gjatë jetës në Evropë, ai vizitoi shumë qytete të famshme të kontinentit të vjetër së bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhëtimi në fjalë shërbeu si frymëzim për të shkruar “90 días en la cortina de hierro”. Më 1958, pas një qëndrimi në Londër, García Márquez u kthye në Amerikë, për t?u vendosur më pas në Venezuelë.
Në Barrankija, u martua me Mercedes Barca, me të cilën pati dy fëmijë, Rodrigo (lindur në Bogotá në 1959) dhe Gonzalo (lindi në Meksiko në 1962). Më 1961 u transferua në New York ku filloi punën si korrespondent i Prensa Latina. Kërcënimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanëve e shtynë të transferohej në Meksikë. Më 1967 realizoi kryeveprën e krijimtarisë se tij ?Cien años de soledad? (përkthyer shqip si Njëqind vjet vetmi), një libër që shënon kulmin e të ashtuquajturit realizëm magjik. Më 1974 dolën në treg ?Ojos de perro azul? dhe “El otono del patriarca” (Vjeshta e patriarkut), dy veprat më komplekse të krijimtarisë së tij, një metaforë e gjerë mbi vetminë, mjerimin si pasojë e pasurimit.
Nga viti 1975, Márquez jetoi midis Meksikës dhe Kartagjenës, Havanës e Parisit. Më 1982, u vlerësua me çmimin Nobel për Letërsinë. Më 2002 publikoi vëllimin e parë të Vivir para contarla (Të jetosh për të treguar), ndërsa dy vjet më pas veprën e tij të fundit, të paktën deri tani Memorias de mis putas tristes (përkthyer në shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash të trishta). Kohët e fundit Gabriel García Márquez jetoi në Mexico Disctricto Federal në Meksikë, ku shkroi autobiografinë e vet dhe luftoi kancerin limfatik. Ndër veprat e tij me të mëdha përmenden Dashuri në kohërat e kolerës, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar dhe ?Njëqind vjet vetmi? e cila është përkthyer në shqip nga i madhi Robert Shvarc, Gjenerali në labirintin e tij, Erendira etj. Veprat e Markezit në shqip i kanë përkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc.
Tituj të veprave të botuara në Shqipëri:
Njëqind vjet vetmi, (Cien años de soledad) 1967
Vjeshta e patriarkut, (El otoño del patriarca) 1975
Varrimi i Nënë Madhes, (Los funerales de la Mama Grande) 1962
Histori e Miguel Litinit, ilegal në Kili , (La aventura de Miguel Littín clandestino en Chile) 1986
Kolonelit nuk ka kush t?i shkruajë, (El coronel no tiene quien le escriba) 1961
Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, (Crónica de una muerte anunciada) 1981
Gjethurinat, (La Hojarasca) 1955
Një histori me paskuinë (La mala hora) 1961
Dashuri në kohën e kolerës, (El amor en los tiempos del cólera) 1985
Gjenerali në labirinthin e tij, (El general en su laberinto) 1989
Erendira 1983
Për dashurinë dhe demonë të tjerë, (Del amor y otros demonios) 1994
Historia e një rrembimi, (Noticia de un secuestro) 1996
Kujtim kurvash të trishta, (Memorias de mis putas tristes) 2004
Dymbëdhjetë tregime pelegrine, (Doce cuentos peregrinos) 1992
Të jetosh për të treguar, (Vivir para contarla) 2002
Me afrimin e festës së Pashkëve shtohet fluksi i kalimeve në...
Së shpejti do të jetë në funksion të turistëve trageti Ohër ...
WhatsApp brenda pak muajve do të ofrojë opsionin e të foluri...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, nën akuzë...
Inspektori i Përgjithshëm i Kontrollit të Pasurive bëri të d...
Gjendja e rëndë shëndetësore e gazetares Irena Vreto, me një...
Dënohet me 25 vite burgim pedofili Ardian Prrenjasi, mbi të ...
3 punonjës të policisë së Lushnjës janë dhunuar me mjete të ...
Një sherr mes dy të dënuarve shqiptarë në burgun e Patras në...
POGRADEC- Një sherr për motive pronësie ka gjeneruar deri në...
Vijon fluksi i emigrantëve që kthehen në Shqipëri me rastin ...
Një shpërthim është dëgjuar mëngjesin e sotëm në lagjen 1 të...
6 persona janë arrestuar gjatë përpjekjes së dështuar për të...
Që nga viti 2007, Global Peace Index (Indeksi Global i Paqes...
1984 vazhdon të jetë një datë që shkakton frikë. Shkaktonte ...
Këshilli i Bashkisë Korçë, në mbledhjen e ditës së sotme shq...
KORÇË- Një dyqan është vjedhur gjatë natës së lënë pas, në l...
Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, A...
Qeveritë e dy vendeve Kosovë – Shqiperi organizuan nje aktiv...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar gjatë ditës së sotme, nj...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargre...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbis...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...