Dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme/ Çfarë deklaroi Vuçiç në tubimin e partisë së tij në Beograd
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
1984 vazhdon të jetë një datë që shkakton frikë. Shkaktonte frikë edhe kur projektonte në të ardhmen, botën që imagjinonte George Orwelli. Ngjall frikë nëse përpiqemi të imagjinojmë sikur gjendemi sërish në atë situatë që, atë vit na dukej shumë e përparuar dhe që, e parë në retrospektivë, sot na duket si epoka e teknogurit. Zgjohesh një mëngjes dhe shikon që nuk ka më internet. Si reagon? Ideja e parë që të vjen do të ishte: a të google-oj një herë e të shoh ?si jetohet pa internet?. Shumë mirë, por nuk ka më Google, kompjuteri është rikthyer në atë ?birin? e mrekullueshëm të makinës llogaritëse, si dhe një makinë shkrimi, që ka qenë gjithmonë aty. Kundërshtimi do të jetë: E ç?problem ka? Kemi jetuar deri tani, do të mësohemi. Sigurisht, nuk është se ?kemi djegur urat, pasi kemi kaluar?. Me rrobat nuk e bëjmë këtë, pasi na kanë mësuar që, herët a vonë gjithçka rikthehet në modë. Por në rasin e informacionit dhe komunikimit, çdo risi vret atë të mëparshmen. Ku mund ta gjesh më një faks, përveçse në panairin e gjërave të përdorura? Arkivi i letrës, natyrisht është lënë pas. Mjaftojnë dy klikime për të patur gjithë të dhënat që të duhen. Si do ta blije sot një enciklopedi?A ekzistojnë më ata shitësit që shisnin enciklopedi derë më derë? Nuk e di, provo të google-osh: ?shitësit derë më derë të enciklopedive?.
Si do ia dilje, në ditën e parë pa internet? Pa Google? Pa Wikipedia? Ku do ta gjeje informacionin që të duhet? Ke vënë nbjë bast me një shok: kush e ka shënuar golin e parë për Italinë në Botërorin e 1978-ës? Paolo Rossi apo Zaccarllli? Nuk ke ruajtur asnjë libër në shtëpi, përse duhej të zije vend, kur mjaftonin dy klikime në tabletin tënd? Askush nga ata që njeh nuk e ka bërë. Atëherë, të duhet që të bësh atë që ndodhte në vitin 1984: t?i telefonosh gazetës. Kushdo që ka punuar në një redaksi e mban mend: telefonata e lexuesit. Kush nuk e kujton: ?është një abonent i gazetës, i cili dëshiron të dijë datën e lindjes së Minës, janë duke diskutuar në familje?. Dhe gazetari e linte në pritje dhe shkonte të konsultohej me arkivin.
Në ditën e parë të 1984-ës së re, redaksitë do të binin në kolaps. Dhe korrespondentët e jashtëm, pa internet, do t?i riktheheshin prerjes së copave të gazetave ndërkombëtare, ndonjëherë edhe duke i kopjuar, siç bënin një herë e një kohë, pa i vënë re askush.
Në këtë 1984-ën e ri, distanca është kthyer të jetë sërish distancë. Nëse ke një djalë në Australi, do të thotë që ke një djalë shumë larg, që rrezikon të mos e njohësh kur të kthehet. Nuk mund t?i flasësh në Skype dhe as ta shohësh me telekamerën e vogël. Nuk mund të marrësh në kohë reale fotografitë që ai i bën vetvetes. Nuk mund t?i dërgosh një email përpara se të flesh. Mund t?i shkruash letra. Oh, sa bukur, rikthimi i korrespondencës! Kutia e postës, postieri? Stop. Rewind. Për t?i shkruar dikujt, duhet t?i dish adresën. Përveç personave që i vizitojmë rregullisht, kujt tjetër ia mbajmë mend? Duhet t?u bëjmë një telefonatë e t?i pyesim. Epo, sa i bëjmë telefonatën, më mirë t?ia themi kështu, me zë, atë që duam t?i shkruajmë. Nuk do të kemi më ato spam-et e famshëm në email, si kompensim do të kemi shkretuar hartën tonë ekzistenciale.
Kemi hedhur tutje rubrikat, guidat e qyteteve tanë (?Kemi Google maps!?) dhe atyre që shkojmë të vizitojmë (?Mjafton Trip Advisor!?). Nuk marrim më ekstrakte të llogarive (?Online! I verifikojmë online!?) Edhe banka është virtuale. Ashtu sikurse miqësitë tona në rrjetet socialë (që do i humbasim në çast, duke demonstruar se sa vlenin). Tani gjuajmë, lidhemi, tradhëtohemi, ndahemi me ndihmën e teknologjisë. Pa të do të jemi njësoj, të vetmuar apo në shoqëri të keqe, por më të qetë. Dhe mund të hapim dritaren pa dëgjuar zilet e mesazheve të rinj që nuk pushojnë. Do ju ndodhë të hyni në një bar dhe të nisni një bisedë të këndshme me një të panjohur në banak. Shkurt, për ata që nuk e honepsin epokën dixhitale, do të jetë një botë më e mirë. Për të dashuruarit pas bashkëkohores, një disfatë. Si në gjithçka, rezultati varet nga këndvështrimi. Ndonjëherë, është vetëm imagjinatë. Pasi të lexoni këtë artikull, mos harroni, shkoni në Google dhe bëni një kërkim: ?Si të jetoj pa internetin?! Pastaj printojeni. Ku i dihet, ndoshta do t?ju duhet? (la repubblica)
Këshilli i Bashkisë Korçë, në mbledhjen e ditës së sotme shq...
KORÇË- Një dyqan është vjedhur gjatë natës së lënë pas, në l...
Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, A...
Qeveritë e dy vendeve Kosovë – Shqiperi organizuan nje aktiv...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar gjatë ditës së sotme, nj...
Policia e Korçës ka arrestuar gjykatësin e Pogradecit, Dhimi...
Festa e Pashkës dhe lëvizja e njerëzve për të festuar atë, k...
Dy persona kanë mbetur të plagosur, në qytetin e Shkodrës, n...
Qyteti i Korçës mëngjesin e sotëm është zgjuar ‘i mbuluar’ n...
KORÇË- Babë e bijë kanë përfunduar në polici, të akuzuar si ...
Rikthehen reshjet e dëborës në rrethin e Pukës, dhe ne Trop...
Gjykata e Serresit ka lënë të lirë 2 gardianë të burgut të N...
Shoqata e punonjësve të larguar nga administrata i ka drejtu...
45 predha që i përkasin Luftës së Dytë Botërore janw gjetur ...
Një aksident me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka n...
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar me rastin e d...
Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet mbi vdekjen e 52 vjeçar...
Policia e Beratit ka arrestuar sot një 18 vjeçar për abuzim ...
Nga sektori kundër narkotikëve, në Gjirokastër është bërë e ...
Është zhvilluar sot gjyqi ndaj Arben Frrokut, ku ka dëshmuar...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në CITIC Tower (China ...
Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...