web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Viktimë për një vend pune, shkaktarët ende në detyrë

14 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet mbi vdekjen e 52 vjeçares, me iniciale B.M, e cila i dha fund jetës pak ditë më parë, duke u vetëhelmuar. Prokurori i çështjes, Genti Stoja ka konfirmuar për City FM, se hetimet lidhur me këtë çështje kanë nisur, por nuk ka dhënë më tepër informacione, sepse çështja është në hetim. Kujtojmë se bashkëshorti i 52 vjeçares, akuzoi si shkaktarë të kësaj ngjarjeje, Drejtoreshën e Sigurimeve Shoqërore në Korçë, Ana Verushin, aktualisht Kryetare e PS-së në Korçë dhe shefin e personelit Fatos Zhurka, të cilët vazhdojnë të bëjnë detyrën, megjithëse për shkak të tyre, dy djem mbetën pa nënë dhe një burrë pa bashkëshorte. Ndërkohë mediat, ditën e sotme, kanë publikuar shkresën e transferimit nga detyra të 52 vjeçares, nga ana e drejtoreshës së Degës Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Korçë.





Lajmet e fundit nga