web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kennedy-Nixon/Debati qe ndryshoi pergjithmone fushatat elektorale

12 Prill 2014, 23:58, Aktualitet CNA

Ata qëndronin krah për krah në Cikago, shfaqur në televizorët bardhezi të Amerikës një mbrëmje të hëne, të shtatorit 1960: John F. Kennedy, kandidati fotozhenik i Partisë Demokratike, dhe kundërshtari i tij, Richard M. Nixon, i cili, sipas shumë shikuesve, qe shfaqur tepër i zbehtë në fytyrë dhe i djersitur.

Pasqyrimi i të parit debat presidencial të shfaqur në televizion, një prej katër të tillëve që u zhvilluan atë verë, shënoi një pikë kthese në ato zgjedhje dhe, më e rëndësishmja, një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si do të shiheshin tani e tutje garat politike.

Në shumë drejtime, zgjedhjet e vitit 1960 ishin fushata e parë politike amerikane, me të gjithë inskenimet e përshtatur për TV, me simbolizmin si dhe llamburitjen mikroskopike të medias ? një gjë kaq shumë e pranishme në garat e sotme presidenciale, në një kohë kur, një tjetër mjet komunikimi, Interneti, po përpiqet të ndryshojë sërish rregullat.

?Ata debate e ndryshuan krejtësisht temën?, thotë Larry Sabato, një politolog në Universitetin e Virxhinias. ?Televizioni ka të bëjë me imazhin dhe jo substancën?, thotë Sabato, duke shtuar se ?Kennedy u zgjodh pasi njerëzit u bazuan kryesisht në atë cfarë ndodhi në ato debate?.

Më shumë se 70 milionë njerëz (nga 179 milionë në të gjithë vendin) e panë atë debat të parë. Zëvendës presidenti Nixon, 47 vjec, kish qenë një pjesëtar i ekipeve të debatuesve në kolegj dhe pritej nga të gjithë që ta ?trulloste? Kennedyn. Por Senatori 43 vjecar i Massachusettsit, me qëndrimin e tij shumë miqësor për ekranin, duket se fitoi mbështetjen e shumë njerëzve, që më parë kishin e vënë në dyshim për shkak të mungesës së përvojës dhe moshës së re.

Në një studio në Cikago, shumë më e thjeshtë dhe e zymtë se cdonjëra nga ato që janë parë në fushatat e sotme, dyshja nisi të ezaurojë pyetje mbi arsimin, pagën minimale dhe borxhin federal.

Ditën tjetër, reagimi i kombit nxorri në pah fuqinë e skenës televizive: njerëz që e kishin dëgjuar debatin në radio ishin më të prirur të mendonin se Nixoni kishte fituar, ndërkohë që ata që e kishin parë në televizion ishin më të prirur të mendonin se i pari kish dalë Kennedy. Teleshikuesit ishin të prirur të mendonin se Nixoni, i cili sapo ishte duke e rimarrë veten nga gripi, por që kishte refuzuar të bënte makiazh para nisjes së emisionit, dukej tmerrësisht i lodhur, deri madje në kostumin e tij ngjyrë gri të hapur, i cili e bënte të shkrihej fare në sfondin e studios. Mbresat e shikuesve nga qyteti i lindjes së Nixonit, Whittier, California, e bënin të qartë se sa të pashlyeshme kishin qenë pamjet televizive ? qoftë edhe për një grup njerëzisht vecanërisht miqësorë. ?Ai dukej i sëmurë, por edhe pak i pasigurtë?, i tha atëherë gazetës New York Times Albert Upton, i cili kish qenë profesor i dramës kur Nixoni ishte në Kolegj. Dhe ish partneri ligjor i Nixonit, Thomas Bewley tha: ?Dick thjeshtë nuk dukej se ishte mirë. Veshja ishte krejt e gabuar. Nuk kishte atë frymën e dikurshme?.

NË STUDIO

Nixon nxorri mësime. Në tre debatet që pasuan, ai mbajti veshur një kostum më të errët dhe nuk sprapsi ?goditjet? e tij, gjë që shumë mendonin se e kish bërë në debatin e parë.

Ashtu si interneti sot, televizioni u duk se u bë i gjithëpranishëm brenda natës: Deri në vitin 1960, 90 përqind e shtëpive amerikane kishin një televizor. Mjeti i ri i komunikimit detyroi kandidatët dhe fushatat që të zhvilloheshin në rrugë e sipër: atë vit, si Nixoni ashtu edhe Kenendy u shfaqën në Jack Paar Show, pararendësja e ?The Tonight Show?. Reklamat televizive, të përdorura për herë të parë në zgjedhjet presidenciale të vitit 1952 nga kandidati republikan Dwight D. Eisenhower, u bënë një pjesë shumë kritike e zgjedhjeve në vitin 1960. Historiani Theodore White, i cili shkruajti për fushatën e 1960 ka thënë: ?Televizioni është procesi politik; është terreni ku luhet politika. Sot, veprimi është në studiot televizive, dhe jo në prapaskena?.

Reklamat e Nixonit trumbetonin përvojën e tij si zëvendës i Eisenhowerit, ato premtonin ta mbanin Amerikën të sigurtë gjatë Luftës së Ftohtë kundwr Bashkimit Sovjetik, dhe paralajmëronin se Kennedy do të rriste taksat.

Reklamat e Kenendyt e paraqisnin atë si të gatshëm për të udhëhequr në një kohë tensionesh të mëdha në botë, nxirrnin në pah përkushtimin e tij për të krijuar vende pune dhe shanse të barabarta për të gjithë amerikanët, si dhe vinin në dyshim nëse Nixoni po ekzagjeronte kur theksonte përvojën e tij. (Një reklamë e tillë tregonte presidentin Eisenhower në një klip ku ai e kish të pamundur të përmendte qoftë edhe një kontribut madhor të Nixonit si zëvendës president).

Amerikanët ishin të gozhduar. Me Eisenhowerin që po përfundonte mandatin e tij të dytë dhe jo në gjendje të kandidonte sërish, asnjë kandidat nuk e kish avantazhin e të qënurit në detyrë.

Dhe Kennedy po kërkonte që të bëhej kandidati i parë katolik që shkonte në krye të Shtëpisë së Bardhë ? një herë e parë kjo po kaq dramatike për atë vit, sa edhe në vitin 2008 kur një njeri me ngjyrë, Obama, u  bë president, apo që një grua, si Sarah Palin e Alaskës, mund të bëhej zëvendës presidente.

Atë nëntor, zgjedhjet u përcaktuan nga rezultati më i ngushtë në disa dekada, me Kennedyn që fitoi votën populore me më pak se një përqind ? më pak se 120 mijë vota. Avantazhi shumë i ngushtë shkaktoi një debat nëse manipulimet kishin ndryshuar rezultatin në shtete si Illinois, të cilin Kennedy e fitoi. Në Cikago, kryebashkiaku Richard J. Daley pezulloi nxjerrjen e rezultateve deri disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit. Pothuajse 52 vjet më vonë, ajo që ndodhi në 1960 si dhe nëse ai rezultat kish qenë i ndikuar mbetet një cështje e hapur për debat.

Pas një inaugurimi dramatik në janar 1961, Presidenti Kennedy, me një familje të re dhe tërheqëse që intrigoi një komb të tërë, vazhdoi duke përdorur mediat në mënyrë të tillë që asnjë president nuk e kish bërë deri atëherë.

Ai ftoi fotografë në Shtëpinë e Bardhë për të bërë fotografi të tijat dhe familjes së tij, gjë që ndikoi në krijimin e mistikës Kennedy, shumë e ngjashme me mistikën që ofronte Hollywoodi. Ai lejoi që konferencat e tij presidenciale të transmetoheshin direkt në televizion ? pas të cilave ai analizonte performancën e tij, madje deri në këndet e ndricimit dhe të kamerave.

Krizat e Kubës

Presidenca e shkurtër e Kennedyt mbahet mend më shumë për disa zhvillime dramatike në Luftën e Fohtë. Në prill 1961, në një pëprjekje për të përmbysur diktatorin e ri kuban, Fidel Castro, ai urdhëroi pushtimin e dështuar në Gjirin e Derrave nga një grup mërgimtarësh kubanë të stërvitur prej CIA-a. Shumë u vranë ose u kapën, dhe Kennedy i turpëruar e gjeti veten në negociata për rikthimin e të mbijetuarve.

Në tetor të vitit 1962, pasi siguroi prova se Bashkimi Sovjetik po instalonte raketa bërthamore në Kubë, Kennedy urdhëroi një bllokadë detare të shtetit ishull, i cili ndodhet vetëm 90 milje larg nga Florida. Pas 13 ditëve të mbushura me tension në të cilat Uashingtoni dhe Moska ishin në prag të luftës bërthamore, kriza e raketave kubane përfundoi, kur sovjetkët u tëhoqën dhe larguan raketat.

Pak më shumë se një vit më vonë, në 22 nëntor të vitit 1963, Kennedy u vra në makinën presidenciale në Dallas; zëvendës presidenti Lyndon Johnson nga Teksasi, i cili ndodhej dy makina pas në autokolonë, u betua po atë pasdite.

Në rast se ndokush e vë në dyshim impaktin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 1960, le të mendojë këtë: Pavararësisht faktit se miliona famijarë në të gjithë vendin panë debatet Kennedy- Nixon, asnjë debat mes kandidatëve të partive të mëdha për president nuk u zhvillua në 15 vitet e ardhshëm. Kryesisht kjo ndodhi sepse kandidatët në detyrë gjenin mënyra për t?i refuzuar: 1960 e bënte të qartë se sa shumë risk bartnin ata.

Duke filluar me garën e 1976 mes Gerald Fordit dhe Jimmy Carterit, debatet u shndërruan në normë, një kërkesë me presion të lartë për cdo kandidat për presidencën. Dhe fokusi i madh i televizionit nënkuptonte tashmë se deklaratat e mencura, apo gafat gjatë fushatës ishin momente të pashlyeshme në garat presidenciale.

Në 1976, Fordi bëri një gafë kur tha se Polonia, në atë kohë ende një satelit komunist, ishte e pavarur nga Bashkimi Sovjetik; ishte një gafë që nuk e la më rehat deri në ditën e zgjedhjeve, kur edhe humbi. Në vitin 1984, Ronald Regani, i cili disa mendonin se ishte shumë i moshuar tashmë për atë detyrë, e hodhi poshtë një herë e mirë këtë dyshim , kur me zemër të hapur bëri thirrje gjatë një debati, që të ?mos e shndërronin në cështje moshën? për Walter Mondaen, kundërshtarin e tij më të ri demokratik. Në vitin 1992, presidenti George H.W. Bush u pa teksa kontrollonte me padurim orën e tij ndërkohë që debatonte me Ross Perotin dhe Bill Clintonin, i cili më pas fitoi zgjedhjet.

?Ajo garë e vitit 1960 ndryshoi shumë gjëra, dhe impaktet e saj mund të shihen edhe sot e kësaj dite?, thotë Vanessa B. Beasley , profesoreshë e komunikimit në Universitetin Vanderbiltit. ?Ajo ndryshoi se kush mund të kandidojë për atë detyrë?.

?Dhe tani, në epokën e YouTube, imazhi ka gjithnjë e më shumë rëndësi?, shton Beasley. ?Eshtë më e rëndësishme se kurrë që një kandidat të jetë telegjenik, dhe që ai të mos reagojë as shumë nxehtë dhe as shumë ftohtë. Të gjithë këqyren si në mikroskop?.

mare nga bota.al





Lajmet e fundit nga