web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

INUK do të prishë sot një hotel 4-katësh në Dhërmi

12 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Edhe pse pronari  i hotelit 4-katësh në Dhërmi thote se ky hotel eshte me leje, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të prishë sot ate. Objekti ndodhet në brezin e parë të rërës, ndërsa INUK thekson se është pa leje dhe pa dokumenta pronësie.  Mësohet se INUK ka rrethuar zonën dhe po punon për vendosjen e eksplozivit me qëllim rrëzimin e godinës e cila pritet të shembet rreth orës 15:00. Ky është rasti i disatë i objekteve pa leje që prishen me shpërthim tritoli. Më herët INUK ka prishur ndërtime në Tiranë, Vlorë e Mallakastër me të njejtën mënyrë, atë të vendosjes së tritolit.





Lajmet e fundit nga