Kapen 150 kg lende narkotike ne rrugen nacionale Gjirokaster-Tepelene
Kapen 150 kg lende narkotike ne rrugen nacionale Gjirokaster...
Ne nje deklarate te bere publike per mediat Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise ka denoncuar qendrimet e fundit te ish kreut te SHISH, Fatos Klosi.
Ja deklarata e plote:
Sinodi i Shenjtë Komentet e z. Fatos Klosi janë të papërgjegjshme, fyese dhe çorientuese Në intervistën e z. Fatos Klosi në gazetën “Illyria” të SHBA, më 31 mars 2014, që u ribotua edhe në gazetat “Panorama” e “Tema” (1 prill 2014) etj., dhe në disa faqe elektronike, duke iu përgjigjur pyetjes tendencioze të gazetarit mbi organizatat xhihadiste dhe ekstremiste, si dhe mbi rolin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë e veçanërisht të Kryepiskopit të saj Anastas, ai përgjigjet: “Më i rëndë se ky i pari është problemi i ndërhyrjes së Kishës Greke në problemet e Kishës Autoqefale Shqiptare”. Sigurisht, bëhet fjalë për komente arbitrare, çorientuese dhe të pabazuara për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, që përpiqen të helmojnë opinionin publik dhe njëkohësisht të tërheqin vëmendjen nga serioziteti që mbartin ngjarjet e fundit. Duke ripërtypur dyshime të shprehura me fjalë të përgjithshme dhe duke mos e njohur aspak Traditën dhe të Drejtën Kanonike të Ortodoksisë botërore, si edhe ato që sot kanë vlerë në Lëvizjen e krishterë Ekumenike, mbështet tezën se Kisha Ortodokse e Shqipërisë “sot është pjesë e Kishës Greke fatkeqësisht!”. 1. Jemi të detyruar të rikujtojmë se iniciativën për ringritjen e Kishës së Shqipërisë e mori Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës (dhe jo Kisha Autoqefale e Greqisë), e cila ka përgjegjësinë të mbështesë Kishat Ortodokse të ndodhura në sprovë. Me autoritetin kompetent kishtar ishte ajo që në vitin 1937 i dha autoqefalinë Kishës së Shqipërisë (ashtu si dhe më parë i kishte dhënë autoqefalinë Kishës së Greqisë, në vitin 1850). Në aktivitetin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, që është krejtësisht e pavarur nga Kisha e Greqisë, kanë kontribuuar përveç kuadrove vendas dhe grupe bashkëpunëtorësh të huaj nga Greqia e SHBA, numri i të cilëve lëvizte në periudha të ndryshme nga 3 deri në 5 klerikë dhe nga 5 deri në 8 laikë, burra e gra. Nuk duhet harruar fakti se të huajt që punojnë në komunitetet e tjera fetare janë me qindra. 2. Zhvillimi i jashtëzakonshëm në një kohë të shkurtër e në cilësi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, sipas pohimit të përgjithshëm, lidhet me autoritetin dhe përpjekjet e Kryepiskopit Anastas dhe me besimin e përgjithshëm që ushqejnë ndaj tij jo vetëm grekët, por në tërësi të gjithë ortodoksët dhe më gjerë të krishterët anembanë botës. Ai vetë është Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave të Evropës, President i Këshillit Botëror të Kishave dhe President Nderi i organizatës më të madhe ndërfetare në botë “Fetë për Paqen”. Këta miq të Kryepiskopit, të shumtë në numër, kanë mbështetur përpjekjet e tij në Shqipëri. Karakteristike është se ndihma e parë e madhe erdhi nga një fondacion i krishterë i Danimarkës (Dan Church Aid). Sektori i Kishës sonë “Shërbimi i Dashurisë”, që ka përgjegjësinë e programeve të ndryshme filantropike dhe sociale, gjatë gjithë këtyre viteve mbështetet ekskluzivisht në ndihmën e Kishave evropiane (të Gjermanisë, Holandës, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë, SHBA-ve dhe vendeve të tjera). Programi i madh i mbështetjes ndaj 33.000 refugjatëve kosovarë të besimit mysliman, në vitin 1999, i realizuar me iniciativën e Kryepiskopit Anastas, me një vlerë 13 milionë dollarë, u mundësua me ndihmën financiare të Këshillit Botëror të Kishave dhe të organizmave të tjerë të krishterë. 3. Veprat e ndryshme investuese të Kishës së Shqipërisë u realizuan me ofertat bujare të shumë miliona eurove nga burime të ndryshme, të cilave Kryepiskopi iu drejtua për realizimin e programeve konkrete. Të qenurit e tij pa interes dhe efektiviteti tashmë i pohuar gjerësisht sollën shumë oferta të njohura (si p.sh. nga Fondacionet Onasis, Niarko, Laci), por edhe të panjohura (shembull për këtë është testamenti i avokatit athinas P. K, që la të gjithë pasurinë e tij prej 3 milionë euro për veprën shpirtërore dhe filantropike të Kishës Ortodokse të Shqipërisë). Që në fillim të viteve ’90 u krijuan shumë grupe miqsh të Kryepiskopit në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera të mëdha të Greqisë e të SHBA-ve dhe vendeve të tjera, që u përkujdesën për mbledhjen e ushqimeve, veshjeve, medikamenteve dhe gjërave të tjera të domosdoshme për kryerjen e një vepre të gjerë sociale. Ajo nuk u kufizua vetëm tek ortodoksët, por preku njerëzit në nevojë, pavarësisht bindjeve fetare. U jemi përherë mirënjohës mijëra njerëzve që dhanë mbështetjen e tyre. Ndihma ekonomike që ka ardhur prej vendeve dhe burimeve të ndryshme u përdor në ndërtimin e kishave të shkatërruara, si dhe atyre të reja, në edukimin brenda vendit të qytetarëve seriozë shqiptarë që të bëhen klerikë, në arsimin e përgjithshëm, por edhe në vepra filantropike shëndetësore e kulturore, të rëndësishme për progresin e përgjithshëm të vendit. Sigurisht, nuk është “e rrezikshme” që mijëra njerëz në zona të ndryshme të vendit janë ndihmuar në çaste kritike me vepra të përkujdesjes shoqërore dhe të zhvillimit rural dhe se kjo vepër e gjerë ka ndihmuar me mijëra familje, si dhe është mbështetur në këtë mënyrë ekonomia e përgjithshme e vendit. 4. Z. Klosi formulon teorinë se “nuk kishte ngut që të vinte këtu një prift, me të vërtetë shumë i ditur, shumë vërtetë, një intelektual i vërtetë, që të organizonte Kishën Shqiptare. Le të organizohej një çikë më ngadalë, por të mbante si të thuash pamjen… Sot është pjesë e Kishës Greke fatkeqësisht!”. Kjo teori e çuditshme mund të shprehë dëshirën e një qytetari që ka bindje të ndryshme fetare dhe filozofike, por jo pikëpamjet e ortodoksëve të Shqipërisë. Vizioni dhe përpjekja e Kryepiskopit Anastas ishin të organizonte një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë me nivel të lartë, të bashkuar, me klerikë seriozë të arsimuar, qytetarë shqiptarë, me struktura administrative Ortodokse, një Kishë të pavarur nga çdo ndërhyrje politike, e jashtme apo e brendshme, madje të vetëfinancuar nga ana ekonomike dhe jo “pjesë të Kishës Greke”. Një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë të hapur dhe të vlefshme në shoqërinë shqiptare, të nderuar në familjen panortodokse, duke marrë pjesë në mënyrë të barabartë në Lëvizjen e krishterë Ekumenike dhe në dialogët ndër të krishterë e ndërfetarë, duke kontribuuar në pajtimin e popujve dhe për paqen në rajonin tonë; duke e nderuar Shqipërinë në rang ndërkombëtar. Kjo arritje njihet sot nga të gjitha Kishat Ortodokse Autoqefale dhe më gjerë nga bota e krishterë. 5. Pohimi i tij se vetëm Kisha Ortodokse e Shqipërisë ndihmohet nga jashtë, ndërsa komunitetet e tjera fetare nuk kanë asnjë shtet që t’i mbështesë, më së pakti është naiv. Është një fakt që njihet nga të gjithë se komunitetet fetare të mëdha e të vogla kanë marrë kapitale të shumta nga shumë shtete, jo vetëm evropiane, por edhe të kontinenteve të tjera. Sipas z. Klosi, vetëm Kisha Ortodokse duhej të përjashtohej nga kjo ndihmë! 6. Në komentet e z. Klosi duket qartë koncepti se e konsideron Greqinë, nëse jo një shtet armik, të paktën një shtet të rrezikshëm dhe çdo gjë që mund të vijë nga shtetasit me besim të njëjtë nga ky vend, shikohet si e dyshimtë. Por, faktet nuk vërtetojnë bindjet e tij “të fshehta”. Greqia dhe Shqipëria janë vende të NATO-s, të shumë organizmave ndërkombëtarë dhe shpresa e të gjithëve është se së shpejti Shqipëria do të jetë brenda Bashkimit Evropian, gjë për të cilën edhe Greqia qartazi po ofron ndihmën e saj. Nga ana tjetër, pohimi i tij se “Kisha Ortodokse ka para pa fund! Ka paratë e Greqisë, të cilat janë paratë e Evropës” është po aq paradoksal. Si fraza e parë dhe ajo e dyta, janë të pasakta dhe pa lidhje midis tyre. Kisha Ortodokse e Shqipërisë vazhdon të ketë burime financiare shumë të kufizuara. Gjithashtu, Evropa nuk i jep para Greqisë për qëllime fetare. Por, aty ku kulmon kapërcimi i së logjikshmes, bashkë me predispozitën për të shpifur të z. Klosi, është këshilla e tij se “shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm me Kishën Greke sesa me këta islamikët”. Institucionet e shtetit dhe kryesisht qindra – mijëra ortodoksët e Shqipërisë, janë në gjendje të ndjekin dhe të gjykojnë sa kanë ngjarë këta 22 vjet brenda Kishës Ortodokse dhe me siguri nuk presin të mbrohet shteti dhe Kisha me të tilla dyshime personale, teori të pabazuara dhe këshilla çorientuese të tipit z. Klosi. Sinodi i Shenjtë Komentet e z. Fatos Klosi janë të papërgjegjshme, fyese dhe çorientuese Në intervistën e z. Fatos Klosi në gazetën “Illyria” të SHBA, më 31 mars 2014, që u ribotua edhe në gazetat “Panorama” e “Tema” (1 prill 2014) etj., dhe në disa faqe elektronike, duke iu përgjigjur pyetjes tendencioze të gazetarit mbi organizatat xhihadiste dhe ekstremiste, si dhe mbi rolin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë e veçanërisht të Kryepiskopit të saj Anastas, ai përgjigjet: “Më i rëndë se ky i pari është problemi i ndërhyrjes së Kishës Greke në problemet e Kishës Autoqefale Shqiptare”. Sigurisht, bëhet fjalë për komente arbitrare, çorientuese dhe të pabazuara për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, që përpiqen të helmojnë opinionin publik dhe njëkohësisht të tërheqin vëmendjen nga serioziteti që mbartin ngjarjet e fundit. Duke ripërtypur dyshime të shprehura me fjalë të përgjithshme dhe duke mos e njohur aspak Traditën dhe të Drejtën Kanonike të Ortodoksisë botërore, si edhe ato që sot kanë vlerë në Lëvizjen e krishterë Ekumenike, mbështet tezën se Kisha Ortodokse e Shqipërisë “sot është pjesë e Kishës Greke fatkeqësisht!”. 1. Jemi të detyruar të rikujtojmë se iniciativën për ringritjen e Kishës së Shqipërisë e mori Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës (dhe jo Kisha Autoqefale e Greqisë), e cila ka përgjegjësinë të mbështesë Kishat Ortodokse të ndodhura në sprovë. Me autoritetin kompetent kishtar ishte ajo që në vitin 1937 i dha autoqefalinë Kishës së Shqipërisë (ashtu si dhe më parë i kishte dhënë autoqefalinë Kishës së Greqisë, në vitin 1850). Në aktivitetin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, që është krejtësisht e pavarur nga Kisha e Greqisë, kanë kontribuuar përveç kuadrove vendas dhe grupe bashkëpunëtorësh të huaj nga Greqia e SHBA, numri i të cilëve lëvizte në periudha të ndryshme nga 3 deri në 5 klerikë dhe nga 5 deri në 8 laikë, burra e gra. Nuk duhet harruar fakti se të huajt që punojnë në komunitetet e tjera fetare janë me qindra. 2. Zhvillimi i jashtëzakonshëm në një kohë të shkurtër e në cilësi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, sipas pohimit të përgjithshëm, lidhet me autoritetin dhe përpjekjet e Kryepiskopit Anastas dhe me besimin e përgjithshëm që ushqejnë ndaj tij jo vetëm grekët, por në tërësi të gjithë ortodoksët dhe më gjerë të krishterët anembanë botës. Ai vetë është Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave të Evropës, President i Këshillit Botëror të Kishave dhe President Nderi i organizatës më të madhe ndërfetare në botë “Fetë për Paqen”. Këta miq të Kryepiskopit, të shumtë në numër, kanë mbështetur përpjekjet e tij në Shqipëri. Karakteristike është se ndihma e parë e madhe erdhi nga një fondacion i krishterë i Danimarkës (Dan Church Aid). Sektori i Kishës sonë “Shërbimi i Dashurisë”, që ka përgjegjësinë e programeve të ndryshme filantropike dhe sociale, gjatë gjithë këtyre viteve mbështetet ekskluzivisht në ndihmën e Kishave evropiane (të Gjermanisë, Holandës, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë, SHBA-ve dhe vendeve të tjera). Programi i madh i mbështetjes ndaj 33.000 refugjatëve kosovarë të besimit mysliman, në vitin 1999, i realizuar me iniciativën e Kryepiskopit Anastas, me një vlerë 13 milionë dollarë, u mundësua me ndihmën financiare të Këshillit Botëror të Kishave dhe të organizmave të tjerë të krishterë. 3. Veprat e ndryshme investuese të Kishës së Shqipërisë u realizuan me ofertat bujare të shumë miliona eurove nga burime të ndryshme, të cilave Kryepiskopi iu drejtua për realizimin e programeve konkrete. Të qenurit e tij pa interes dhe efektiviteti tashmë i pohuar gjerësisht sollën shumë oferta të njohura (si p.sh. nga Fondacionet Onasis, Niarko, Laci), por edhe të panjohura (shembull për këtë është testamenti i avokatit athinas P. K, që la të gjithë pasurinë e tij prej 3 milionë euro për veprën shpirtërore dhe filantropike të Kishës Ortodokse të Shqipërisë). Që në fillim të viteve ’90 u krijuan shumë grupe miqsh të Kryepiskopit në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera të mëdha të Greqisë e të SHBA-ve dhe vendeve të tjera, që u përkujdesën për mbledhjen e ushqimeve, veshjeve, medikamenteve dhe gjërave të tjera të domosdoshme për kryerjen e një vepre të gjerë sociale. Ajo nuk u kufizua vetëm tek ortodoksët, por preku njerëzit në nevojë, pavarësisht bindjeve fetare. U jemi përherë mirënjohës mijëra njerëzve që dhanë mbështetjen e tyre. Ndihma ekonomike që ka ardhur prej vendeve dhe burimeve të ndryshme u përdor në ndërtimin e kishave të shkatërruara, si dhe atyre të reja, në edukimin brenda vendit të qytetarëve seriozë shqiptarë që të bëhen klerikë, në arsimin e përgjithshëm, por edhe në vepra filantropike shëndetësore e kulturore, të rëndësishme për progresin e përgjithshëm të vendit. Sigurisht, nuk është “e rrezikshme” që mijëra njerëz në zona të ndryshme të vendit janë ndihmuar në çaste kritike me vepra të përkujdesjes shoqërore dhe të zhvillimit rural dhe se kjo vepër e gjerë ka ndihmuar me mijëra familje, si dhe është mbështetur në këtë mënyrë ekonomia e përgjithshme e vendit. 4. Z. Klosi formulon teorinë se “nuk kishte ngut që të vinte këtu një prift, me të vërtetë shumë i ditur, shumë vërtetë, një intelektual i vërtetë, që të organizonte Kishën Shqiptare. Le të organizohej një çikë më ngadalë, por të mbante si të thuash pamjen… Sot është pjesë e Kishës Greke fatkeqësisht!”. Kjo teori e çuditshme mund të shprehë dëshirën e një qytetari që ka bindje të ndryshme fetare dhe filozofike, por jo pikëpamjet e ortodoksëve të Shqipërisë. Vizioni dhe përpjekja e Kryepiskopit Anastas ishin të organizonte një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë me nivel të lartë, të bashkuar, me klerikë seriozë të arsimuar, qytetarë shqiptarë, me struktura administrative Ortodokse, një Kishë të pavarur nga çdo ndërhyrje politike, e jashtme apo e brendshme, madje të vetëfinancuar nga ana ekonomike dhe jo “pjesë të Kishës Greke”. Një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë të hapur dhe të vlefshme në shoqërinë shqiptare, të nderuar në familjen panortodokse, duke marrë pjesë në mënyrë të barabartë në Lëvizjen e krishterë Ekumenike dhe në dialogët ndër të krishterë e ndërfetarë, duke kontribuuar në pajtimin e popujve dhe për paqen në rajonin tonë; duke e nderuar Shqipërinë në rang ndërkombëtar. Kjo arritje njihet sot nga të gjitha Kishat Ortodokse Autoqefale dhe më gjerë nga bota e krishterë. 5. Pohimi i tij se vetëm Kisha Ortodokse e Shqipërisë ndihmohet nga jashtë, ndërsa komunitetet e tjera fetare nuk kanë asnjë shtet që t’i mbështesë, më së pakti është naiv. Është një fakt që njihet nga të gjithë se komunitetet fetare të mëdha e të vogla kanë marrë kapitale të shumta nga shumë shtete, jo vetëm evropiane, por edhe të kontinenteve të tjera. Sipas z. Klosi, vetëm Kisha Ortodokse duhej të përjashtohej nga kjo ndihmë! 6. Në komentet e z. Klosi duket qartë koncepti se e konsideron Greqinë, nëse jo një shtet armik, të paktën një shtet të rrezikshëm dhe çdo gjë që mund të vijë nga shtetasit me besim të njëjtë nga ky vend, shikohet si e dyshimtë. Por, faktet nuk vërtetojnë bindjet e tij “të fshehta”. Greqia dhe Shqipëria janë vende të NATO-s, të shumë organizmave ndërkombëtarë dhe shpresa e të gjithëve është se së shpejti Shqipëria do të jetë brenda Bashkimit Evropian, gjë për të cilën edhe Greqia qartazi po ofron ndihmën e saj. Nga ana tjetër, pohimi i tij se “Kisha Ortodokse ka para pa fund! Ka paratë e Greqisë, të cilat janë paratë e Evropës” është po aq paradoksal. Si fraza e parë dhe ajo e dyta, janë të pasakta dhe pa lidhje midis tyre. Kisha Ortodokse e Shqipërisë vazhdon të ketë burime financiare shumë të kufizuara. Gjithashtu, Evropa nuk i jep para Greqisë për qëllime fetare. Por, aty ku kulmon kapërcimi i së logjikshmes, bashkë me predispozitën për të shpifur të z. Klosi, është këshilla e tij se “shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm me Kishën Greke sesa me këta islamikët”. Institucionet e shtetit dhe kryesisht qindra – mijëra ortodoksët e Shqipërisë, janë në gjendje të ndjekin dhe të gjykojnë sa kanë ngjarë këta 22 vjet brenda Kishës Ortodokse dhe me siguri nuk presin të mbrohet shteti dhe Kisha me të tilla dyshime personale, teori të pabazuara dhe këshilla çorientuese të tipit z. Klosi.
Kapen 150 kg lende narkotike ne rrugen nacionale Gjirokaster...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Zaha...
KORÇË- Është mbajtur ditën e djeshme seanca gjyqësore ndaj s...
Një 31 vjeçar, i arratisur nga burgu i Malandrinos në Greqi,...
Sot Komisioni Hetimor Parlamentar për lëvizjet në Polici, ka...
GREQI- Policia e Selanikut ka bërë të mundur sot sekuestrimi...
GJIROKASTËR- 22 klandestinëve nga Siria dhe Eritrea, janë nd...
Drejtori i Burgut të Drenovës në Korçë, Filip Ulndreaj, ka f...
KORÇË- Ditën e djeshme, në lagjen 18 të qytetit të Korçë, vj...
KORÇË- Rreth orës 11:15, të ditës së sotme në lagjen 14, të ...
KORÇË- Ditën e djeshme, Policia e Korçës ka bërë të mundur k...
Policia greke është alarmuar ditën e sotme, pasi një i burgo...
Një prokuror ndërkombëtar dhe një zyrtar i Prokurorisë Theme...
Këshilli Kombëtar i Territorit në Shqipëri ka aprovuar sot l...
Taksitë 8+1 paralajmërojnë sërish protesta, nëse qeveria nuk...
Në Durrës u është bllokuar aktiviteti nga drejtoria rajonale...
Është zhvilluar sot seanca e radhës e gjyqit të nisur ndaj k...
Policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme predhash të hë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e...
KORÇË- Policia e Korçës, bën me dije se ditën e djeshme, ka ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë po shko...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar p...
Prej më shumë se një ore ka nisur numërimi i votave për su...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Rado...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...