web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Has, vdes një fëmijë 8 vjeç

8 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Zaharisht, në Has. Nga përplasja e dy automjeteve ka humbur jetën një fëmijë 8 vjeç dhe kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë. Policia bën me dije se viktima dhe personat e plagosur i përkasin të njëjtës familje. Një prej të plagosurve që është identifikuar si Adelina Meshi 36 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar drejt Tiranës, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 





Lajmet e fundit nga