web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burg pa afat për bashkëpuntorin e policisë

8 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

KORÇË- Është mbajtur ditën e djeshme seanca gjyqësore ndaj shtetasit Guri Cakollari, 58 vjeç, banues në fshatin Moravë të Korçës, ndaj të cilit është dhënë masa e arrestit ?burg pa afat? nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ndërkohë që listës së të akuzuarve, i është shtuar edhe Klement Zaçellari, ish shefi i antikorrupsionit të qarkut të Korçës, për të cilin është marrë vendimi për ulje në detyrë, dhe ka kaluar për ndekje penale.

Shtetasi Guri Cakollari, është arrestuar pasditen e 2 prillit nga Policia e Korçës. Burime zyrtare pranë këtij institucioni deklaruan për City FM, se personi në fjalë ishtë ndaluar për ndryshim dëshmie dhe ishtë marrë në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, me arsyetimin se ky shtetas kishte bërë ndryshime në dëshminë e tij.

Ndërkohë sipas komunikatës për shtyp të Policisë Korçë, të datës 3 prill, arrestimi i Cakollarit ishte bërë pasi mbi të rëndonte akuza ?Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, pasi gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për mjekun Niko Nunka, 58 vjeçari ka pranuar faktin e dhënies së rryshfetit për të.

Në 11 tetor 2013 policia e Korçës, ka vënë në pranga dy mjekët, me iniciale Niko Nunka dhe Ismail Uzuni nën akuzën e korrupsionit dhe Guri Cakollari ishte bashkëpuntor i policisë, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë së mjekëve. Sipas policisë, denoncimi i këtij shtetasi kishte çuar në arrestimin flagrancë të mjekeve. Ndërkohë, familjarët e 58 vjeçarit, pretendojnë se ka qënë policia që i ka kërkuar të bëhen bashkëpuntorë në këtë çështje dhe se ata nuk kanë bërë asnjë denoncim në polici.

Në dy seancat që janë zhvilluar ndaj mjekëve, njëra në datën 21 mars dhe tjetra në 2 prill, Cakollari është thirrur si dëshmitar. Ai në sallën e gjyqit ka deklaruar se nuk ka bërë denoncim ndaj mjekut, por kanë qënë dy efektivë policie, mes të cilëve edhe Klement Zaçellari, ish shefi i antikorrupsionit të qarkut të Korçës, ata që i kanë kërkuar të bëhej bashkëpuntor i policisë dhe ishin ata që i kanë dhënë dhe shumën prej 20 mijë lekësh të reja, lekë që më pas ai ia dha doktorit Nunka, veprim ky që solli dhe arrestimin e dy mjekëve. Madje në seancën e fundit është bërë dhe një ballafaqim mes Cakollari dhe ish shefit të antikorrupsionit, deklaratat e të cilëve kanë qënë kontradiktore.

Nga njëra anë, 58 vjeçari është shprehur, se ai nuk ka shkuar në polici për të denoncuar mjekun, por kanë qënë efektivët e policisë ata që i kanë kërkuar bashkëpunim, duke shtuar më tej se efektivët i kadhë dhënë atij dhe shkresa për ti firmosur por ai nuk ka ditur përmbajtjen e tyrte. Ndërsa ish shefi i antikorrupsionit, ka deklaruar se shtetasi Cakollari ka shkuar në zyrën e tij dhe ka denoncuar rastin e mjekut, çka solli më pas edhe arrestimin e tij.

Ndërkohë ditën e djeshme është zhvilluar seanca e rradhës ndaj 58 vjeçarit, ku Prokuroria ka dhënë masën ?burg pa afat? për Cakollarin, për akuzën dëshmi të reme. Sipas burimeve nga Prokuroria mësohet se Cakollari, ka deklaruar në fillim se efektivët e policisë, i ka takuar në rrugë, më pas në seancën tjetër është shprehur se i ka takuar ata në zyrë, ndërsa një tjetër version që ai ka përmendur në sallën e gjyqit është se efetivët e kanë tefonuar atë. Këto deklarime, kanë bërë që 58 vjeçari të akuzohet për dëshmi të reme, për ndryshimet e bëra në dëshminë e tij.

Një tjetër fakt i pa bërë ende publik është dhe fatura e tërheqjes së shumës prej 20 mijë lekësh nga efektivët e policisë, lekë këto që sipas të pandehurit i janë dhënë atij për tja dhënë mjekut. Mësohet gjithashtu se gjatë seancës së djeshme Klement Zaçellari, ish shefi i antikorrupsionit të qarkut të Korçës, të ketë deklaruar se pas tij fshihej dhe një person tjetër, emrin e të cilit ai nuk ka dashur ta bëje publike, pasi nuk ka qënë i autorizuar ta deklarojë, për efekt të hetimeve që po zhvillohen mbi çështjen.

Zhvillimet e fundit kanë bërë që të mbetet pezull çështja e dy mjekëve të cilët po proçedohen në gjendje të lirë, për shkak të daljes në dritë të fakteve të reja lidhur me këtë çështje, të cilat çuan në bankën e të akuzuarit 58 vjeçarin, i cili më parë ishte bashkëpuntor i policisë. Listës së të akuzuarve i është shtuar tashmë edhe Klement Zaçellari, ish shefi i antikorrupsionit të qarkut të Korçës, i cili ka kaluar për ndekje penale.





Lajmet e fundit nga