web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Ky vit do të shënojë një kthesë në policinë e shtetit

14 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar me rastin e dhurimit nga një kompani turke të 30 motorëve dhe kamerave për makinat e policisë, Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e Policisë së Shtetit në 6 muajt e fundit, duke shprehur bindjen se ky vit do të shënojë një kthesë që do ta vendosë policinë njëherë e përgjithmonë në krahun e qytetarit. Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri akuzoi opozitën se po synon të mbjellë pasigurinë tek qytetarët, duke hedhur baltë mbi Policinë e Shtetit. Tahiri theksoi se institucioni që ai drejton ka zgjedhur t?i përgjigjet me punë e reforma sulmeve të opozitës.





Lajmet e fundit nga