web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr në burgun e Patras në Greqi, vdes 24 vjeçari shqiptar

16 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Një sherr mes dy të dënuarve shqiptarë në burgun e Patras në Greqi, ka përfunduar tragjikisht për njërin prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në burgun e Shën Stefanit, ku dy të burgosur shqiptarë u përleshën në hapësirën e përbashkët të burgut. Njëri prej tyre ka përdorur një thikë të improvizuar dhe ka qëlluar për vdekje bashkëvuajtësin e tij. Viktima është një 24 vjeçar i dënuar 12 vjet për grabitje, ndërsa autori i krimit është i dënuar me burg të përjetshëm për trafik droge dhe posedim armësh. Policia ka marrë në pyetje të dënuarit e tjerë për këtë ngjarje, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar një hetim disiplinor.





Lajmet e fundit nga