"Plas" te Milani, Ibra del kundër trajnerit Conceicao
Sergio Conceicao është tashmë nën presion te Milani, vetëm...

Jamal Musiala dhe Bayern Munich kanë firmosur mes tyre zgjatjen e kontrës, deri në verën e vitit 2030. Ky rinovim i jep fund të gjitha spekulimeve për një largim të mundshëm të talentit 21-vjeçar, i cili ishte objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane. Bayern ka blinduar një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe një nga talentet më premtues të futbollit botëror për vitet në vazhdim.
Musiala, i cili më parë kishte një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij në Mynih, duke treguar besnikëri ndaj klubit që e formoi dhe i dha mundësinë të shpërthente në elitën e futbollit evropian.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, lojtari u shpreh entuziast për të ardhmen e tij me Bayern-in.
“Jam shumë i lumtur. Bayern është një nga klubet më të rëndësishme në botë, këtu kam hedhur hapat e mi të parë në futbollin profesionist dhe jam i bindur se mund të arrij gjëra të mëdha me këtë klub në vitet e ardhshme.”, u shpreh ai.
Musiala është lojtari i tretë që ka rinovuar me Bajernin në një kohë të shkurtër, pas Manuel Nojer dhe Alfonso Dejvis. Klubi bavarez ka vendosur të blindojë disa nga elementët kyç të ekipit për të siguruar qëndrueshmëri dhe sukses në vitet e ardhshme.
Musiala iu bashkua Bayern-n në vitin 2019 nga akademia e Chelsea dhe që nga ajo kohë ka treguar një rritje të jashtëzakonshme. Ai debutoi me ekipin e parë në shtator 2020 dhe ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Në 193 ndeshje të luajtura për Bayern-in, ai ka shënuar 58 gola dhe ka dhënë 38 asistime, duke qenë një nga lojtarët më produktivë të ekipit. Këtë sezon, fantazisti ka treguar një formë të shkëlqyer, me 15 gola në 30 ndeshje në të gjitha garat.
Përveç suksesit me Bayern-in, Musiala është një figurë kyçe edhe në Kombëtaren e Gjermanisë. Deri më tani, ai ka luajtur 38 ndeshje me kombëtaren gjermane, duke shënuar 7 gola.
Rinovimi i Musialës është një fitore e madhe për Bajernin, që siguron një nga yjet më të mëdhenj të brezit të ri në futbollin evropian. Me një kontratë të re që e mban në klub deri në vitin 2030, ai do të ketë mundësinë të vazhdojë të shkruajë historinë me bavarezët dhe të ndihmojë ekipin të luftojë për trofe të mëdhenj në vitet e ardhshme.
Sergio Conceicao është tashmë nën presion te Milani, vetëm...
Java e 25-të e Superiores do të zhvillohet këtë fundjavë, ...
Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, foli për me...
Anis Mehmeti është padyshim sulmuesi më në formë i Kombëta...
E ardhmja e trajnerit Silvinjo duket se është në dyshim në...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ishte i ftuar pasditen e...
Katër ndeshjet e "play off" në Champions League, prodhuan ...
Me ndryshimet e reja në formatin e Ligës së Kampioneve, dy...
Sulmuesi brazilian Vinicius Junior ka vendosur t’i japë fu...
Situata te Besa nuk duket e qetë. Skuadra kavajase rendite...
Taulant Xhaka ka thënë “mjaft”! Mesfushori shqiptar do të ...
Barcelona ka nisur vitin 2025 në mënyrë spektakolare, duke...
Policia italiane në Modena sekuestroi 172 kilogramë kokain...
Barcelona është vendosur përballë Atletico Madrid-it në gj...
Odise Roshi po kalon një rini të dytë. Sulmuesi shqiptar v...
Pas një periudhe të gjatë larg fushave për shkak të pezull...
Humbja e fundit me Laçin ka lënë shije të hidhur te Skënde...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të luhen katër ndeshjet e r...
Real Madrid triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Manchester City...
Manchester City-Real Madrid është supersfida e mbrëmjes së...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...