web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Sulmuesi transferohet në Çeki, skuadra shqiptare arkëton 750 mijë euro

18 Gusht 2024, 16:01, Sport CNA

ZYRTARE/ Sulmuesi transferohet në Çeki, skuadra shqiptare

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, është larguar nga rumunët e Rapid Bukuresht dhe do të vazhdojë karrierën te Sparta Pragë në Çeki.

Rrahmani pritet të transferohet te Sparta e Pragës për një shumë prej 5 milionë eurosh. Nga ky transferim i Rrahmanit do të fitojnë edhe kampionët në fuqi të Kosovës, Ballkani.

Suharekasit kishin ruajtur 15% të kartonit kur e shitën Rrahmanin. Nga shitja e sulmuesit prej 5 milionë eurove, në arkat e klubit kosovar Ballkani do të shkojnë 750 mijë euro.

Ballkani ka fituar 600 mijë euro nga shitja e Rrahmanit plus tani 750 mijë të tjera.





Lajmet e fundit nga