web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panik në Francë/ Lojtari mbetet pa ndjenja në fushë

18 Gusht 2024, 10:38, Sport CNA

Panik në Francë/ Lojtari mbetet pa ndjenja në fushë

Ndeshja mes Lille dhe Reims në kampionatin francez, ngjalli panik të madh. Sfida u fitua nga Reims 0-2, por rezultati kaloi në plan të dytë.

Ishte minuta e 11 kur lojtari i Lille Angel Gomes pësoi një ndërhyrje horror nga Amadou Kone. Nga dëmtimi i pësuar, Angel Gomes qëndroi i shtrirë në tokë për 17 minuta, teksa më pas u transportua drejt spitalit.

Kone u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen në fjalë. Ndeshja po ashtu u ndërpre për rreth 30 minuta.

Pasi të gjithë u siguruan për gjendjen e qëndrueshme shëndetësore të lojtarit anglez, sfida rifilloi. Lille doli triumfuese dhe ia dedikoi fitoren pikërisht lojtarit të saj.





Lajmet e fundit nga