web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Egnatia merr vendimin e papritur për trajnerin Tetova

15 Gusht 2024, 19:40, Sport CNA

Egnatia merr vendimin e papritur për trajnerin Tetova

Edlir Tetova do të vazhdojë të jetë pjesë e Egnatias. Mësohet se palët kanë arritur një marrëveshje, për të rinovuar kontratën për tre sezonet e ardhshme.

Vendim i papritur dhe surprizues për trajnerin Tetova, që vjen vetëm pak ditë para fillimit të kampionatit.

Tekniku 41-vjeçar do të vijojë rrugëtimin e tij me rrogozhinasit të cilët i ka drejtuar për plot 85 ndeshje ku regjistron 39 fitore, 23 barazime dhe humbje me 118 gola të shënuar e 84 të pësuar. Tetova ia doli të udhëhiqte Egnatian drejt 3 trofeve madhor si 2 Kupa dhe 1 titull kampion.





Lajmet e fundit nga