web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kukësi me pronarë të rinj, zbulohet kush do të jetë presidenti

14 Gusht 2024, 14:01, Sport CNA

Kukësi me pronarë të rinj, zbulohet kush do të jetë

Klubi i Kukësit është bërë me pronarë të rinj, duke u larguar përfundimisht nga drejtimi i familjes Gjici.

Sipas njoftimit të klubit verilindor, president do të jetë Atilio Biba. Gjithashtu janë zgjedhur edhe kupola drejtuese, me Renato Arapin që është emëruar drejtor teknik dhe Nikita Kornejevs.

Njoftimi i klubit:

Futboll Klub Kukësi njofton se ka ndryshuar kryesia dhe stafi administrativ i klubit! Duke falënderuar ish-presidentët Safet Gjici dhe Lavdrim Gjici, FK Kukësi njofton se Atilio Biba do të jetë presidenti i ri i klubit.

Në një konferencë shtypi të mbajtur ditën e sotme në stadiumin "Air Albania", janë prezantuar edhe drejtuesit e ri, ku roli i Drejtorit Sportiv, do të mbulohet nga Nikita Kornejevs, ndërsa roli i Drejtorit Teknik do të mbulohet nga Renato Arapi!

Futboll Klub Kukësi i uron suksese stafit të ri administrativ dhe garanton tifozët se FK Kukësi do të rikthehet shumë shpejt aty ku i takon!





Lajmet e fundit nga