web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përjashtimi i bujshëm, Gattuso zbulon arsyen: Perisic më erdhi në zyrë dhe kërkoi...

12 Gusht 2024, 15:44, Sport CNA

Përjashtimi i bujshëm, Gattuso zbulon arsyen: Perisic më erdhi

Trajneri Gennaro Gattuso zbuloi arsyen e përjashtimit të Ivan Perisic nga ekipi i parë i Hajduk Split, për ndeshjen e kampionatit ndaj Lokomotiva Zagreb.

Sipas tij, sulmuesi kishte kërkuar largimin dhe kjo ishte arsyeja përse u la jashtë.

 “Para 20 ditësh, Perisic erdhi në zyrën time dhe më tha se donte të largohej nga klubi. Nëse dikush nuk dëshiron të qëndrojë, atëherë unë duhet ta respektoj atë. Kjo vlen për të dhe për pjesën tjetër të ekipit.

I dhashë një mundësi për të luajtur, 20 minuta, 35 minuta, 65 minuta, nëse një lojtar shpreh dëshirën për t’u larguar mund të çojë në mendime të gabuara dhe komplikime në dhomën e zhveshjes. Nuk është një histori e mbyllur me Perisic, ai është ende aty.”, deklaroi Gattuso.





Lajmet e fundit nga