web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhegrova drejt Italisë, shihet si pasues i yllit argjentinas

12 Gusht 2024, 12:20, Sport CNA

Zhegrova drejt Italisë, shihet si pasues i yllit argjentinas

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, duket se është afër të bëjë hapin e madh në karrierën e tij.

Sulmuesi i Lille, sipas medieve italiane, shihet si lojtari ideal për të zëvendësuar sulmuesin argjentinas Paulo Dybala, te Roma.

‘Corriere della Sera’ të hënën raportoi se një nga alternativat për të zëvendësuar Dybala-n është sulmuesi Edon Zhegrova i Lillës.

“Zhegrova është gati nëse Dybala zgjedh Arabinë”, thuhet në artikull.

Zhegrova prej kohësh është përfolur në disa skuadra të tjera evropiane përfshirë edhe dy gjigantët italianë, Milan dhe Juventus.





Lajmet e fundit nga