web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër medalje për Shqipërinë, Dudev ngre lart flamurin kuqezi

11 Gusht 2024, 12:30, Sport CNA

Tjetër medalje për Shqipërinë, Dudev ngre lart flamurin

Shqipëria ka siguruar një tjetër medalje bronzi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Mundësi që përfaqëson flamurin kuqezi, Islam Dudaev, triumfoi në finalen e vendit të tretë, në kategorinë deri 65 kg.

Ai fitoi ndaj hungarezit me shifrat 13-12. Një pikë bëri diferencën dhe i dha fitoren Shqipërisë.

Kujtojmë se Shqipëria fitoi ditën e djeshme medaljen e parë Olimpike. Mundësi rus, i cili përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev ia doli të merrte medaljen e bronztë në disiplinën e mundjes me stil të lirë për peshën 74 kg.





Lajmet e fundit nga