web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Milani njofton afrimin e radhës në mbrojtje

12 Gusht 2024, 18:46, Sport CNA

ZYRTARE/ Milani njofton afrimin e radhës në mbrojtje

Emerson Royal është lojtari më i ri i Milanit. Klubi kuqezi ka njoftuar këtë të hënë, firmën me mbrojtësin brazilian.

“Djalli” do të paguajë 15 milionë euro përfshirë bonuset në arkat e Tottenham për shërbimet e 25-vjeçarit. Emerson kishte dhënë dritën jeshile që në bisedimet e para, por duhej gjetur gjuha e përbashkët mes klubeve.

Milani prezanton kështu afrimin e radhës në merkato dhe blindon krahun e djathtë të mbrojtjes që ishte një objektiv në këtë merkato. Ai do të luftojë për një fanellë titullari me kapitenin Davide Calabria i sheh t’i lëkundet pozita e tij në skuadër.

 





Lajmet e fundit nga