web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis sot Kategoria Superiore, katër skuadra zbresin në fushë

18 Gusht 2024, 10:48, Sport CNA

Nis sot Kategoria Superiore, katër skuadra zbresin në fushë

Kategoria Superiore do të ngrejë sot siparin, për edicionin e 86-të të kampionatit shqiptar.

Një sezon emocionues që do të nisë menjëherë me dy sfida të zjarrta që do të luhen në orën 20:00. Kampionët në fuqi të Egnatias do të përballen në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Dinamo City. Në të njëjtën orë do të luhet edhe takimi Teuta – Bylis në stadiumin “Niko Dovana”.

Të hënën do të zhvillohen tre ndeshjet e tjera të javës së parë në Kategorinë Superiore. Në orën 17:00 në stadiumin e Laçit do të luhet takimi Laçi – Tirana. Dy sfidat e fundit do të zhvillohen në orën 20:00. Në stadiumin  “Arenën e Demave” Partizani do të presë Vllazninë, ndërsa në Korçë do të luhet takimi Skënderbeu – AF Elbasani.

Nis sot Kategoria Superiore, katër skuadra zbresin në fushë





Lajmet e fundit nga