Nis sot Kategoria Superiore, katër skuadra zbresin në fushë
Kategoria Superiore do të ngrejë sot siparin, për edicioni...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një mesazh për të gjitha klubet, trajnerët, futbollistët dhe stafet e çdo ekipi në prag të nisjes së edicionit të 86-të të kampionatit 2024-2025, duke i uruar të gjithë për një sezon sa më të suksesshëm dhe plot me emocione.
Në mesazhin e tij drejtuar klubeve, Presidenti Duka vuri theksin te vështirësitë e mëdha financiare që hasin por i inkurajoi që të ndërtojnë projekte afatgjata që synojnë rritjen dhe zhvillimin e sportit në vendin tonë.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar përsëriti sërish thirrjen për krijimin e ligjit të sponsorizimit nga ana e qeverisë si një kërkesë jetike për mbështetjen e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti.
Gjithashtu, Presidenti Duka uroi që këtë sezon të kemi një nivel edhe më të lartë sportiv e konkurence, ku klubet t’i bëjnë krenarë tifozët e tyre jo vetëm në kampionat, por edhe në kompeticionet europiane, ashtu siç bëri ekipi Kombëtar shqiptar në kualifikueset e Europianit dhe në finalet e Euro “Gjermani 2024”.
Më poshtë mesazhi i plotë i Presidentit Duka:
Nisim sot edicionin e 86-të të kampionatit “Abissnet Superiore 2024-2025”, duke shënuar fillimin e një sezoni të ri plot me sfida, adrenalinë e pasion. Ky sezon shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e futbollit shqiptar, duke na ofruar të gjithëve mundësinë për të përjetuar momente të paharrueshme, emocione të forta dhe garë e respekt për kundërshtarin në fushën e lojës.
Në prag të këtij sezoni, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për angazhimin dhe përkushtimin e secilit prej jush. Klubeve tona, ju inkurajoj të vazhdoni të ndërtoni projekte afatgjata që synojnë rritjen dhe zhvillimin e sportit në vendin tonë. Futbollistëve dhe trajnerëve, ju uroj suksese në arritjen e objektivave tuaja, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim në çdo ndeshje.
Me gjithë vështirësitë e mëdha financiare, uroj që këtë sezon të kemi një nivel edhe më të lartë sportiv e konkurence, ku klubet tona t’i bëjnë krenarë tifozët e tyre jo vetëm në kampionatin vendas, por edhe në kompeticionet europiane, ashtu siç bëri ekipi Kombëtar shqiptar në kualifikueset e Europianit dhe në finalet e Euro “Gjermani 2024”.
Tifozëve tanë të mrekullueshëm, ju falënderoj për mbështetjen tuaj të palodhur. Prania juaj në stadiume dhe mbështetja e juaj janë frymëzim për çdo lojtar dhe ekip. Le të jetë ky sezon një festë e vërtetë e futbollit shqiptar, ku ne të gjithë bashkë do të tregojmë se sa i bukur dhe i fuqishëm është ky sport në vendin tonë.
Gjej rastin të përsëris thirrjen time për krijimin e një shtrati ligjor për mbështetjen e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Miratimi i ligjit të sponsorizimeve është një kërkesë jetike për futbollin dhe një hap i rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme të sportit tonë.
Në këtë edicion të ri, pres të shoh ndeshje plot me emocion, respekt dhe garë të fortë. Jam i bindur se me punë të palodhur, përkushtim dhe Fair-Play, ky sezon do të jetë një sukses i madh për të gjithë.
Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju uroj një sezon të mbarë, të mbushur me suksese dhe emocione të bukura. Le të shkruajmë së bashku një tjetër kapitull të shkëlqyer në historinë e futbollit shqiptar. Faleminderit dhe suksese!
Kategoria Superiore do të ngrejë sot siparin, për edicioni...
Seria A ka nisur sezonin e ri me katër barazime. Interi u ...
Ndeshja mes Lille dhe Reims në kampionatin francez, ngjall...
Pas dy miqësoreve të suksesshme me Lihtenshtejnin, Kombëta...
Marash Kumbulla do të vazhdojë karrierën në La Liga. Mbro...
Rey Manaj ka përfunduar në “radarin” e Trabzonspor. Sulmue...
Situatë aspak e këndshme te Bayern Munich, para fillimit t...
Marash Kumbulla vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e ti...
Tashmë është zyrtare. Xherdan Shaqiri do të vazhdojë karri...
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një takim me ...
Ndeshja mes Ajax-it dhe Panathinaikos-it, në turin e tretë...
Partizani duket se e ka zgjedhur trajnerin e ri dhe pritet...
Edlir Tetova do të vazhdojë të jetë pjesë e Egnatias. Mëso...
Nuk ka më dyshime. Marco Reus do të vazhdojë karrierën në ...
Vetëm pak muaj pas largimit nga Chelsea, Mauricio Pochetti...
Milani ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato. Kuqe...
Newcastle United ka bërë të ditur se Sandro Tonali do të r...
Brajan Gruda është shfaqur i lumtur, pas transferimit në P...
Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë. Portugezi ishte protagon...
Brajan Gruda do të vazhdojë karrierën në Premier League. S...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...