web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Besiktas njofton të ardhmen e Ernest Muçit

20 Maj 2026, 17:36, Sport CNA

ZYRTARE/ Besiktas njofton të ardhmen e Ernest Muçit

Klubi i Besiktasit ka konfirmuar zyrtarisht shitjen përfundimtare të kartonit të Ernest Muçit te skuadra e Trabzonsporit. Fantazisti 25-vjeçar u aktivizua te kjo skuadër gjatë këtij edicioni në formë huazimi, duke u shndërruar në një pikë referimi për ekipin.

Gjatë kësaj periudhe, lojtari i përfaqësueses shqiptare u paraqit në 27 ndeshje kampionati, ku arriti të shënonte 11 gola dhe të dhuronte 3 asistime. Kontributi i tij ndihmoi Trabzonsporin që të siguronte edhe pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Turqisë.

Nisur nga këto performanca, drejtuesit e klubit të ri vendosën të paguajnë rreth 9 milionë euro për blerjen e plotë të kartonit të tij. Sipas detajeve të kontratës së re, Muçi do të përfitojë një pagë sezonale prej 3.5 milionë eurosh. Ky akord e pozicionon atë si një ndër futbollistët shqiptarë me të ardhurat më të larta në merkaton aktuale.





Lajmet e fundit nga