web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhgënjen Bayern Munich, Leverkusen afrohet me kreun

14 Dhjetor 2024, 17:28, Sport CNA

Zhgënjen Bayern Munich, Leverkusen afrohet me kreun

Bayern Munich zhgënjeu totalisht ndaj Mainz, pasi u mposht 2-1 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Bundesliga.

Dopieta e Lee Jae-Sung, i dha triumfin vendasve, që regjistruan një rezultat surprizues. Golin e vetëm për bavarezët e shënoi Sane në minutën e 87-të.

Me këtë humbje, Bayern-i mbetet në krye me 33 pikë, 4 më shumë se Bayer Leverkusen e vendit të dytë. “Aspirinat” triumfuan me rezultatin 0-2 ndaj Augsburg.

Në sfidat e tjera, Borussia Monchengladbach fitoi 4-1 ndaj Holstein Kiel, ndërsa Union Berlin barazoi 1-1 ndaj Bochum.





Lajmet e fundit nga