web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Makineri” perfekte! Atalanta merr fitoren e 10-të radhazi në Serinë A

14 Dhjetor 2024, 17:09, Sport CNA

“Makineri” perfekte! Atalanta merr fitoren e 10-të radhazi

Atalanat duket si një makineri perfekte në Itali. Skuadra e drejtuar nga Gasperini, regjistroi fitoren e 10-të radhazi në Serie A, aty ku kryesojnë me meritë.

Bergamaskët triumfuan në transfertë 1-0 ndaj Cagliari-t, në një sfidë ku titullar për vendasit ishte edhe portieri shqiptar, Alen Sherri.

Goli i vetëm, që vulosi sfidën u shënua nga Nicolo Zaniolo në minutën e 66-të, për t’i dhënë 3 pikët Atalantës, që kryeson renditjen pas 16 javëve me 37 pikë.

Cagliari mban vendin e 15-të me 14 pikë të grumbulluara deri tani.





Lajmet e fundit nga