web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Uragani" kuqezi ndaj Italisë, Edi Rama: Shqipëria e ka fituar Europianin e saj

14 Qershor 2024, 11:20, Sport CNA

"Uragani" kuqezi ndaj Italisë, Edi Rama: Shqipëria e ka

Kombëtarja shqiptare e Futbollit do të përballet me Italinë të shtunën, në ndeshjen e parë të Europianit për kuqezinjtë.

Pritet një përballje e fortë, por duket se Shqipëria e ka fituar ndeshjen e parë, atë të tifozëve.

Në stadiumin e Dortmundit, priten plot 50 mijë tifozë kuqezi, duke lënë vetëm pak bileta për italianët.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi, shkruan se muri i verdhë i Dotmundit, do të zëvendësohet nga dallga kuqezi. Sipas tij, kuqezinjtë e kanë fituar Europianin e tyre.

"50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi. Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, por edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve", shkruan Rama. 

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë do të luhet të shtunën e 15 qershorit, duke nisur nga ora 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park”.





Lajmet e fundit nga