Sondazhi/ A i mbështesni protestat e fundit kundër qeverisë?
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...

Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares shqiptare, ishte lojtari i radhës i cili doli mesditën e sotme në konferencën për media nga kampi kuqezi i zhvendosur prej disa ditësh në Kaiserau, Gjermani, në prag të finaleve të "Euro 2024". Djaloshi kuqezi iu përgjigj interesit të mediave shqiptare dhe komentoi në mënyrrë të veçantë ndeshjen e parë hapëse të Shqipërisë ndaj Italisë, që do të luhet të shtunën në ora 21:00 në Dortmund.
Asllani vlerësoi me nota të larta përfaqësuesen italiane, duke e konsideruar si një ekip të fortë, ndërsa u shpreh se ekipi kuqezi po e analizon shumë mirë kundërshtarin. Mesfushori theksoi ndër të tjera se forca e ekipit tonë është grupi, ndërsa theksoi se skuadra duhet të luftojë në fushë për të marrë rezultat pozitiv. Asllani vlerësoi edhe mbështetjen e tifozëve shqiptarë.
Tek Italia ka disa futbollistë të Interit, ka pasur pyetje nga kuqezinjtë për lojtarët e ekipit ku luan? – Nuk ka pasur shumë pyetje, por janë interesuar për disa lojtarë. Ata janë të fokusuar tek Italia, por kemi bërë shaka. Por, nuk është se kemi folur shumë. I njohim të gjithë ata lojtarë. Shumica jonë luan në Serinë A. Janë lojtarë të fortë. Italia është një Kombëtare e fortë. Mezi po e pres këtë ndeshje dhe mezi po pres të hyj në fushë.
Si e shikoni balancën mes mesfushës sonë dhe asaj italiane? – Italia është një nga Kombëtaret më të forta për mua. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, kemi edhe ne një mesfushë të fortë. Do të presim ndeshjen dhe ta shikojmë se çfarë do të bëjmë.
Si kanë shkuar përgatitjet dhe atmosfera brenda grupit? – Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Ka harmoni dhe pozitivitet, kjo është kryesorja. Të gjithë jemi të fokusuar te ndeshjet. Kemi një sfidë me Italinë, po e studiojmë, po shikojmë video dhe po presim.
A është më e lehtë të përballesh me Italinë pa Barella-n? – Italia ka shumë lojtarë të fortë. Unë e njoh Barella-n, është një nga mesfushorët më të fortë në botë. Italia ka shumë mesfushorë, nëse nuk është Barella është Frattesi. Për mua nuk ndryshon asgjë, nuk duhet të fokusohemi vetëm te një lojtar. Grupi i Italisë është i fortë.
Bast me Frattesi-n? – Jo nuk kemi bast, por po fitoi Frattesi nuk do t'i flas për disa ditë, ashtu do bëjë edhe ai po të fitoj unë (qesh).
Arma më e fortë e Kombëtares? – Forca jonë është grupi, kush luan e di se çfarë duhet të bëjë në fushë. Kemi një plus të madh që janë tifozët dhe i presim se janë zjarr”.
Me Azerbajxhanin luajtët me Ramadanin, patët vështirësi në presion me kundërshtarin. Do preferonit me 2 lojtarë para mbrojtjes dhe Bajrami para apo mesfushë më të ngjeshur? -Këto gjëra i vendos trajneri, por ne i kemi zhvilluar të gjitha kualifikueset me dy mesfushorë. Tani nuk e di si do luajmë. Ne ndihemi mirë me çdo skemë, me dy apo tre mesfushorë, kjo nuk ndryshon asgjë. Ndryshon vetëm mënyra si dalim në fushë, sepse duhet grintë, zemër, luftë, sepse ndeshja kalon aty.
Cilin nga lojtarët që luan tek Interi nuk do të doje të kishe në fushë të shtunën? – I dua të gjithë shokët e mi në fushë, e meritojnë dhe janë profesionistë. Dua të jem unë në fushë dhe ata.
A mund t’i bëjë “dëm” Broja Italisë?– Besoj se Armando mund t’u bëjë dëm të gjitha skuadrave. Është shumë i fortë, i shpejtë, teknik dhe shumë fizik. Shpresoj që të bëjë ndonjë gol.
A ke folur me Brojën për një derbi “Broja (Milan)– Asllani (Inter)”? – Jo nuk kam folur sepse i kam kaluar dhe unë këto gjëra. Shpresoj që Armando të shkojë në një ekip ku do të luajë dhe të jetë mirë ai.
Ngacmime nga lojtarët e Interit? – Kur mësuam grupin ishim në avion dhe kemi bërë shaka. Nuk janë ngacmime se e dimë vlerën e ndeshjes dhe nuk ka nevojë. Ne i njohim lojtarët e Italisë, duhet të kemi respekt, por jo frikë se i dimë kualitetet tona.
Trajneri Edin Terzic ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Bo...
Nuk ka qetësi te Franca, në prag të Europianit. Ylli i Mil...
Taulant Seferi do të marrë pjesë në "Euro 2024" me Shqipër...
Të shtunën e 15 marsit, Shqipëria do të luajë ndeshjen e p...
Paulo Fonseca është zyrtarisht trajner i ri i Milanit. Tek...
Kombëtarja shqiptare, ka vazhduar përgatitjet në kuadër të...
Thiago Motta është trajneri i ri i Juventusit. Marrëveshja...
Abdurrahman Fangaj ka rinovuar kontratën me Egnatian edhe ...
Pas Aldi Gjumsit, Tirana ka prezantuar edhe afrimin e dytë...
Tirana ka zyrtarizuar afrimin e prë në merkaton e verës. B...
Leart Zekolli është largimi i radhës te Partizani. Mbrojtë...
Erdenis Gurishta, është lojtari më i ri i Vllaznisë. Zyrta...
Luis Hasa ka qenë një nga lojtarët më të spikatur te kombë...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Ish-trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, në një intervistë...
Veton Tusha, është largimi i radhës nga skuadra e Dina...
Ish-trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, foli për ndeshjen...
Nuk ka më dyshime, Lazio ka zgjedhur trajnerin e ri. Në st...
Rey Manaj zhvilloi sezonin më të mirë në karrierë në Super...
Erik Ten Hag do të vazhdojë të jetë trajner i Manchester U...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...