Conte: Tri pikët na japin besim, por duhet të përmirësohemi më tej
Napoli bindi me fitoren 0-2 ndaj Milan-it në “San Siro...

UEFA ka prezantuar strategjinë e re të futbollit të femrave – “Unstoppable” – për të vazhduar rritjen e jashtëzakonshme të lojës me qëllimin që ta bëjë atë sportin ekipor më të luajtur mes grave e vajzave në çdo shtet të Europës dhe për të rritur numrin e kampionateve plotësisht profesionale.
Strategjia “Unstoppable”, e zhvilluar në bashkëpunim me aktorët e futbollit në të gjithë Europën përcakton prioritetet e UEFA-s për të arritur një të ardhme të gjallë dhe të qëndrueshme për brezin e ardhshëm të lojtareve, trajnereve, arbitreve, vullnetareve dhe tifozeve. Kjo strategji e lançuar sot përshkruan vizionin e UEFA-s për lojën dhe dëshirën për të ndërtuar mbi suksesin e strategjisë së saj të prezantuar në 2019, “Time for Action”.
Kjo strategji përcakton katër objektiva afatgjatë për 2030:
– Ta bëjë futbollin sportin ekipor më të luajtur mes grave e vajzave në çdo shtet të Europës, duke zhvilluar rrugë për lojtaret, trajneret dhe arbitret si edhe mundësi në futbollin bazë
– Ta bëjë Europën shtëpinë e lojtareve më të mira të botës, me gjashtë kampionate tërësisht profesionale dhe 5000 lojtare profesioniste në të gjithë kontinentin.
– Ta bëjë futbollin sportin më të qëndrueshëm dhe të investueshëm për femra, me kompeticione të UEFA-s që thyejnë rekorde.
– Të sigurojë që futbolli i femrave të festohet për vlerat dhe komunitetin e veçantë, ku të gjithë besojnë se mund të kenë një vend.
Përgjatë periudhës 2024-2030, 1 miliard euro nga të ardhurat e kompeticioneve dhe investimet e UEFA-s do t’i dedikohen lojës përmes kompeticioneve të ekipeve kombëtare të të rriturve dhe të rinjve, kompeticioneve të klubeve, shpërndarjeve për klubet dhe federatat anëtare dhe aktiviteteve zhvillimore.
Në lidhje me prezantimin e kësaj strategjie, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin tha: “Strategjia “Unstoppable” është harta jonë e rrugës për të hedhur themelet për një të ardhme të qëndrueshme, duke shfrytëzuar plotësisht potencialin e futbollit të grave dhe vajzave. Teksa hyjmë në këtë epokë të re, ne duhet të vazhdojmë me të njëjtin pasion që na ka sjellë deri këtu. Përkushtimi ynë ndaj kësaj kauze mbetet si gjithmonë i fortë. Misioni ynë është i thjeshtë: të ndihmojmë futbollin e femrave të fitojë një vend të spikatur në komunitetin sportiv europian”.
Nadine Kessler, drejtoresha e futbollit të grave dhe vajzave në UEFA u shpreh: “Futbolli europian i vajzave nuk ka qenë kurrë në një vend më të mirë. Ekipet kombëtare dhe klubet po shkëlqejnë falë investimeve të mëdha, strukturave të përmirësuara të kompeticioneve dhe mijëra mundësive të reja profesionale për lojtaret. Futbolli i grave dhe vajzave në Europë është bërë një sport për masat, duke tërhequr një bazë tifozësh gjithnjë e në rritje dhe partnerë që kontribuojnë me përkushtim të plotë në rritjen e saj. Është premtimi ynë që të vazhdojmë të investojmë dhe ta udhëheqim lojën përpara së bashku, me të gjitha federatat anëtare, ligat, klubet, lojtaret, tifozët dhe partnerët si pjesë e udhëtimit tonë – sepse futbolli i femrave është “Unstoppable””.
Strategjia “Unstoppable” mbështetet nga disa nga lojtaret më të njohura në Europë dhe arbitre të cilat ndajnë vizionin dhe ambicien e UEFA-s për të ardhmen e futbollit të femrave: Jill Scott (fituese e Europianit me Anglinë), Aitana Bonmatí (Fituese e Topit të Artë 2023 dhe 2024), Ada Hegerberg (golashënuesja më e mirë e gjithë kohërave në Champions League për femra),
Lauren James (yll i Chelsea dhe Anglisë), Giulia Gwinn (yll i Bayern Munich dhe Gjermanisë) dhe Tess Olofsson (Suedi), të gjitha janë pjesë e klipit të strategjisë./CNA
Napoli bindi me fitoren 0-2 ndaj Milan-it në “San Siro...
Për trajnerin e Milan-it, Paulo Fonseca-n, pavarësisht...
Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, thekson se sk...
Pas 7 muajsh pune intensive është mbyllur me sukses ed...
Sulmuesi i Tottenham, Heung-Min Son, fiton çmimin e Lo...
Rodrigo Hernandez Cascante, i njohur nga të gjithë si ...
Raundi i 1/16-ave të Kupës së Gjermanisë vazhdon këtë ...
Java e 10-të e Serie A vazhdon këtë të mërkurë me të t...
Këtë të mërkurë nis raundi i 11-të i Kategorisë Superi...
Një tjetër zhgënjim për Milanin. Kuqezinjtë pësuan humbjen...
Kombëtarja shqiptare e vajzave luajti mbrëmjen e sotme nde...
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit...
Kristjan Asllani vazhdon të përballet më vështirësi të mëd...
Ruben Amorim pritet të jetë trajneri i ardhshëm te Manches...
Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, ka shfaqur hapur pakëna...
Skënderbeu pret në shtëpi Partizanin këtë të mërkurë, në n...
Trajneri i Partizanit, Aleksandër Veselinoviç, nuk i kurse...
Skënderbeu pret në shtëpi Partizanin, në ndeshjen e vlefsh...
Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka folur për mediat,...
Carlo Ancelotti u zgjodh trajneri më i mirë i vitit, në ce...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...