Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...

Trajneri i Partizanit, Aleksandër Veselinoviç, nuk i kurseu superlativat për Skënderbeun, skuadër me të cilën do të përballen këtë të mërkurë.
Në konferencën para mediave, tekniku i të kuqve, deklaroi se do të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar. Sipas tij, korçarët bënë shumë mirë në sfidën e fundit ndaj Elbasanit, ku u afruan me fitoren edhe pse në inferioritet numerik.
Veselinoviç foli me fjalë të mëdha edhe për bashkëkombësin e tij, Ivan Gvozdenoviç, por shtoi se skuadra e tij do të luajë vetëm për fitore.
"Sigurisht që kemi një plan për ndeshjen nesër. Sot do të zhvillojmë edhe stërvitjen e fundit. Kemi probleme me disa lojtarë të cilët janë të skualifikuar si pasojë e kartonave. Gjithashtu në stërvitjen e sotme do të shikojmë edhe gjendjen e disa lojtarë të cilët kanë shfaqur probleme. Por ndeshjen nga minuta e parë sigurisht do ta nisin ata që kanë kondicionin e duhur fizik.
Kam respekt për Skëndërbeun, sikurse për të gjitha klubet e tjera. Janë një skuadër me ambicie. Në dy ndeshjet e fundit ndaj Bylisit dhe Elbasanit ata kanë luajtur mjaft mirë. Sidomos ndaj Elbasanit ata luajtën për shumë minuta me 10 lojtarë, pas daljes me kartonë të kuq të Premçit. Edhe pse në inferioritet numerik ata luftuan për të marrë tri pikët ndaj Elbasanit. Janë një ekip i mirë me kualitet, por ne duhet të mendojmë për vetën tonë. Kolegu im Gozdenoviç ka një kohë të gjatë në krye të kësaj skuadre. Ka ide të qarta, Skënderbeu është një ekip i stabilizuar. Jam i sigurtë që do të gjejmë një atmosferë pozitive dhe një terren të mirë.
Çdo skuadër ka ambiciet e saj. Në futbollin modern pa agresivitet, pa motivim nuk mund të bësh asgjë. Është normale që ata do të futen në fushë për të fituar. Në futboll janë prezente të 3 rezultatet: fitore, barazim dhe humbje, do të shohim në fund çfarë rezultati do të prodhojë ndeshja. Në kampionatin shqiptar çdo javë është shumë interesante. Ne shënuam në Shkodër në minutën e 92-të, Laçi shënoi ndaj Tiranës në minutën e 98, këto gjëra ndodhin në futboll. E kam thënë shpesh kur kam dalë përpara jush në kampionatin shqiptar në këtë sezon çdo pikë e fituar është flori. Kjo është shumë pozitive për futbollin shqiptar", deklaroi ai.
Partizani do të sfidojë Skënderbeun në Korçë të mërkurën, duke nisur nga ora 17:00.
Skënderbeu pret në shtëpi Partizanin, në ndeshjen e vlefsh...
Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka folur për mediat,...
Carlo Ancelotti u zgjodh trajneri më i mirë i vitit, në ce...
Klasikja Tirana-Vllaznia do të luhet në stadiumin "Roza Ha...
Këtë të hënë, u mbajt ceremonia e “Topit të Artë”, trofe q...
Rodri është fituesi i “Topit të Artë”, për vitin 2024. Mes...
Carlo Ancelotti ka fituar garën për trajnerin më të mirë. ...
Nuk kishte dyshime. Emiliano Martinez, është zgjedhur si p...
Harry Kane dhe Kylian Mbappe, janë fitues të çmimit “Gerd ...
Real Madrid është zgjedhur si ekipi më i mirë i vitit 2024...
“Talenti i vitit 2024” është zgjedhur ylli i Barcelonës, L...
Ka nisur ceremonia e dhënies së “Topit të Artë”. Pasi u zb...
Ernest Muçi, ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi, aty ku ë...
Granit Xhaka është pozicionuar në vendin e 16-të, në rendi...
Ka nisur publikimi i renditjes së “Topit të Artë”, duke fi...
Mesfushori shqiptar, Vesel Demaku, është larguar nga Austr...
Pas një sërë javësh, zërave iu erdhi fundi, Manchester...
Kursi “UEFA B Fitness Coach” i organizuar nga Federata...
Vinicius Junior dhe asnjë nga klubi i Real Madrid-it n...
Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, pak orë para dhënies s...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...