web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Brdaric “shpërthen” para Tiranës: Ishte çmenduri, fusha nuk është e mirë

29 Tetor 2024, 10:33, Sport CNA

Brdaric “shpërthen” para Tiranës: Ishte çmenduri,


Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka folur për mediat, në prag të "Klasikes" me Tiranën, ndeshje e planifikuar për tu luajtur të mërkurën në stadiumin "Roza Haxhiu" të Lushnjës. 

Çështja e stadiumit, nuk ka lënë shije të mirë te tekniku i shkodranëve, i cili tha se ka informacion se fusha nuk do të jetë e mirë. 

“I uroj Vllaznisë dhe tifozëve një ndeshje sa më të mirë nesër, të suksesshme, ky është objektivi ynë. Për rrethanat, ishte e çmendur, deri dje në darkë nuk e dinim ku do luanim. Tani kanë bërë marrëveshje për të luajtur në Lushnjë, në informacionet që kemi fusha nuk është në kushtet e duhura, çfarë të presim?

Ne do presim një ekip që punon, të jemi fizikisht dhe psikologjikisht sa më të fortë. Dhe të kuptojmë se luajmë me këto kushte, jemi vetëm vetja jonë, të kuptojmë se është ndeshje Klasike dhe ndeshjet kundër Tiranës janë gjithmonë të veçanta, mezi po pres të fillojë ndeshja nesër. Kemi situatë që jo çdo gjë nën kontroll, duam të kemi çdo gjë nën kontroll, por kushtet të vështira.", deklaroi Brdaric. 





Lajmet e fundit nga