web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Thumbon” Ancelotti: Falënderimi shkon për Carvajal dhe Vinicius

29 Tetor 2024, 10:27, Sport CNA

“Thumbon” Ancelotti: Falënderimi shkon për Carvajal dhe


Carlo Ancelotti u zgjodh trajneri më i mirë i vitit, në ceremoninë e "Topit të Artë". 

Megjithatë, tekniku italian nuk ndodhej në Paris për të marrë çmimin, si shenjë revolte, që "Topi i Artë" nuk iu dha Vinicius Junior-it. 

Në reagimin e parë pas fitimit të çmimit, nuk munguan "thumbat" nga Ancelotti, i cili u shpreh në rrjetet sociale se i falënderon të gjithë, por veçanërisht Carvajal dhe Vinicius.

“Dua të falënderoj familjen time, presidentin tim, klubin tim dhe lojtarët e mi. Mbi të gjitha dua të falënderoj Vinicius Jr dhe Carvajal”, shkruan italiani.





Lajmet e fundit nga