web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Ten Hag, lista e Manchester United për pasuesin e holandezit

28 Tetor 2024, 15:55, Sport CNA
Shkarkimi i Ten Hag, lista e Manchester United për pasuesin e holandezit
Erik ten Hag, Burimi: CNBC

Pas një sërë javësh, zërave iu erdhi fundi, Manchester United shkarkoi mesditën e kësaj të hëne trajnerin Erik ten Hag dhe tashmë është në kërkim të një tjetër tekniku.

Skuadra e “Djajve të Kuq” do të drejtohet momentalisht nga Ruud van Nistelrooy, deri kur klubi të gjejë trajneri e ri.

Sipas raportimeve të medieve britanike, janë disa emra që po përfliten si pasues të Ten Hag te United.

Xavi Hernandez duket të jetë një nga mundësitë më konkrete që Manchester United po vlerëson për të zëvendësuar Erik ten Hag.

Ish-trajneri i Barcelona-s aktualisht është i papunë dhe emri i tij është bërë publik vetëm në ditët e fundit si pjesë e listës së United.

Në mesin e kandidatëve është edhe Ruben Amorim, por 39-vjeçari portugezi ka kontratë me Sporting CP dhe kjo i komplikon në mënyrë të konsiderueshme gjërat.

Edin Terzic, pa punë që nga vera e kaluar, po ashtu është një nga kandidatët potencial së bashku me trajnerin e Brentford-it, Thomas Frank./CNA





Lajmet e fundit nga