web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Ndryshim te klubi shqiptar, prezantohet trajneri i ri

28 Tetor 2024, 13:43, Sport CNA

ZYRTARE/ Ndryshim te klubi shqiptar, prezantohet trajneri i ri

Valbona ka ndryshuar trajnerin. Klubi i Kategorisë së Parë ka njoftuar rikthimin në stol të Vladimir Gjonit, i cili do të pasojë Emiliano Gegën.

Valbona e ka nisur sezonin shumë keq, teksa në nëntë javë, kanë siguruar vetëm 5 pikë në tabelë dhe mbajnë vendin e 11-të. Më keq se tropojanët, ka bërë vetëm Erzeni, që ka marrë 2 pikë.

Kujtojmë se Gjoni ishte timonieri që i drejtoi tropojanët në Kategorinë e Dytë drejt ngjitjes në të Parën. Një trajner që e njeh mirë ambientin e Valbonës dhe tek i cili tashmë besojnë drejtuesit për të rikthyer ekipin aty ku duhet.





Lajmet e fundit nga