web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pa skuadër që nga vera, Berisha bisedime me klubin italian

28 Tetor 2024, 12:14, Sport CNA
Pa skuadër që nga vera, Berisha bisedime me klubin italian
Etrit Berisha

Portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha, është pa skuadër që nga muaji qershor, kur u largua nga Empoli.

35-vjeçari nuk gjeti një skuadër të re gjatë verës dhe momentalisht vijon të jetë i lirë.

Sipas raportimeve të orëve të fundit nga mediet italiane, portieri shqiptar ka nisur bisedimet me Salernitana-n, me klubin italian që momentalisht konkurron në Serie B.

Nëse palët do të gjejnë akordin, Etrit Berisha pritet që shumë shpejt të firmosë me skuadrën e Salernitana-s.

Salernitana ka nevojë për një portier me eksperiencë, pas dëmtimit të Luigi Sepe-s, nëse konfirmohet një mungesë e gjatë e këtij të fundit.

Nëse Berisha do të firmosë me Salernitana-n atëherë shumë shpejt portieri i Kombëtares kuqezi do të zbresë në fushën e lojës./CNA





Lajmet e fundit nga