web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëmbi nuk përmbahet: Kjo nuk është normale, po rrimë me çantë

29 Tetor 2024, 15:22, Sport CNA

Shkëmbi nuk përmbahet: Kjo nuk është normale, po rrimë

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, ka shfaqur hapur pakënaqësitë e tij, për stadiumin e Lushnjës, aty ku është vendosur të luhet klasikja ndaj Vllaznisë.

Tekniku bardheblu e cilësoi këtë si një situatë jonormale, ndërsa shtoi se duhet më shumë respekt për klubin dhe qytetin.

Sipas tij, ky nuk është justifikim, por po shkojnë në një fushë ku nuk e dinë se çfarë i pret.

“Ndeshja më e rëndësishme, nuk është normale që të luhet në një fushë si ajo e Lushnjës. Qyteti dhe klubi meritojnë respekt. Ne kemi luajtur miqësore atje para disa muajsh dhe e dimë si janë kushtet. Unë dhe lojtarët jemi të detyruar të luajmë futboll aty ku na çojnë. Na vjen keq, sepse kemi pasur tre ndeshje brenda dhe asnjë nuk e kemi luajtur në fushë.

Çdo javë jemi me çantën për të gjetur stadium ku do të luajmë. Nuk është justifikim, por nuk është normale që dy ditë para të marrim vesh ku do të luajmë. Në çdo ndeshje e kemi detyrim fitoren. Do bëjmë maksimumin dhe jam i bindur për këtë. Shkojmë në një fushë, ku nuk e dimë çarë na pret. Nuk jemi Reali apo Barcelona, që të luajmë futbollin e bukur, por mundohemi të bëjmë një lojë të mirë.”, deklaroi Shkëmbi.

Ndeshja Tirana-Vllaznia, do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnjë, të mërkurën në orën 14:00.





Lajmet e fundit nga