web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmuesi shqiptar mahnit në Itali, realizon dopietë dhe i jep fitoren skuadrës së tij

19 Gusht 2024, 12:25, Sport CNA

Sulmuesi shqiptar mahnit në Itali, realizon dopietë dhe i jep fitoren

Cristian Shpendi nuk ndalet së shënuari në këtë fillim sezoni. Sulmuesi shqiptar ishte sërish protagonist me Cesena-n në Serinë B.

Shpendi ishte autori i dy golave, në fitoren 2-1 ndaj Carrarese. Shpendi zhbllokoi sfidën në minutën e 8-të, ndërsa në të 23-ën dyfishoi shifrat me penallti.

Ky është goli i pestë në pesë ndeshjet e fundit për Shpendin, që duket në formë të jashtëzakonshme.

21-vjeçari po tregon cilësitë e një bomberi që nuk di të ndalet. Kujtojmë se kontrata me Cesena-n përfundon në vitin 2026, ndërsa vështirë të qëndrojë atje me këtë formë që po shfaq.





Lajmet e fundit nga