web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tradhti ndaj Conte-s? Presidenti i Napolit takohet me trajnerin tjetër italian

19 Maj 2025, 15:39, Sport CNA

Tradhti ndaj Conte-s? Presidenti i Napolit takohet me trajnerin tjetër

Kanë mbetur edhe 90 minuta deri në përfundimin e sezonit, ndërsa Napoli dhe Juventus-i ndodhen ende në garë për objektivat përkatës në Serinë A.

Megjithatë, në prapaskenë po punohet për ndërtimin e skuadrave për sezonin e ardhshëm. Një nga temat kryesore është zgjedhja e trajnerëve.

Max Allegri është një alternativë serioze për Napoli-n, në rast se Antonio Conte largohet. Nga Italia raportohet për një takim mes Allegri-t dhe presidentit të Napoli-t, Aurelio de Laurentiis.

Nga ana tjetër, Conte mund të rikthehet te Juventus-i pas 11 vitesh. Napoli ka interes për një trajner më fleksibël në aspektin financiar, siç është Allegri. Ndërkohë, Juventus-i është në kërkim të një sulmuesi të ri, me Victor Osimhen që është objektivi kryesor.





Lajmet e fundit nga