web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Crystal Palace shkruan historinë, mposht City-n dhe merr FA Cup

17 Maj 2025, 19:51, Sport CNA

Crystal Palace shkruan historinë, mposht City-n dhe merr FA Cup

Crystal Palace ka fituar për herë të parë në histori FA Cup. Triumfi minimal ndaj Manchester City-t, i dha trofeun skuadrës së drejtuar nga Glasner.

Ishte një finale e dominuar nga ekipi i Guardiolës, por në fund festuan lojtarët e Crystal Palace.

Vendosi goli i shënuar nga Eze në minutën e 16-të, ndërsa “qytetarët” shpërdoruan edhe një penallti në pjesën e parë me Marmoush.

Përveç fitimit të trofeut, Crystal Palace do të luajë edhe në Europa League për sezonin e ardhshëm.





Lajmet e fundit nga