web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja te Partizani, merret vendimi për trajnerin Gega

16 Maj 2025, 18:04, Sport CNA

Mbledhja te Partizani, merret vendimi për trajnerin Gega

Sezoni i mbyllur është konsideruar si dështim te Partizani, skuadër që gjithmonë synon titullin kampion, ndërsa këtë herë u eliminua nga Egnatia në gjysmëfinale.

Kjo ka bërë që te kryeqytetasit të nisin të mendojnë për ndryshime, me synimin për të përmirësuar rezultatet në sezonin e ardhshëm.

Mësohet se është zhvilluar një takim mes presidentit Gazment Demi dhe strukturave drejtuese të klubit, ku është përgatitur një plan pune për sezonin e ardhshëm.

Ky plan përfshin aspekte organizative, teknike dhe të merkatos, si dhe përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive për secilën hallkë të strukturës.

Një element i rëndësishëm në këtë proces është roli i trajnerit Skënder Gega, i cili është vendosur në qendër të projektit të ri.

Gega do të ketë fjalën e fundit sa i përket përbërjes së skuadrës, si për të ardhmen e lojtarëve aktualë, ashtu edhe në lidhje me afrimet e reja. Drejtuesit do të kenë rol sugjerues dhe mbështetës, por trajneri do të jetë ai që do të vendosë përfundimisht për lëvizjet në merkato.





Lajmet e fundit nga