Goditje 70 milionë euro, Gyokeres drejt Premier League
Sulmuesi suedez Viktor Gyokeres është pranë transferimit n...

Eventi i radhës promovues në kuadër të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u zhvillua në Elbasan, ku morën pjesë qindra fëmijë dhe banorë të këtij qyteti.
Aktiviteti, që u organizua në sheshin përpara stadiumit “Elbasan Arena”, kishte si qëllim promovimin e këtij eventi historik për vendin tonë dhe përfshirjen e qytetarëve të Elbasanit në këtë ngjarje madhore sportive që do të mbahet nga data 19 maj deri më 1 qershor në Shqipëri.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Pano Xhixho, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ambasadorja e turneut, Valbona Selimllari, ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, si dhe përfaqësues të SHRF Elbasan.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Pano Xhixho theksoi rëndësinë e këtij Europiani dhe ftoi të gjithë qytetarët ta përjetojnë nga afër atmosferën e këtij kompeticioni.
“Ju sjell përshëndetjet e Presidentit Duka. Më vjen shumë mirë që jemi në “Elbasan Arena”, aty ku të gjithë e mbajmë mend aventurën që nisi Andi Lila me shokët e tij për të shkuar në Europian. Na dukej e pamundur që Shqipëria një ditë të shkonte në Kampionatin Europian, por ka qenë pikërisht ky stadium që solli atë sukses të jashtëzakonshëm të ekipit kombëtar.
Ja ku jemi sot, në një tjetër Europian “Euro U17 Shqipëri 2025”, një gjë e paimagjinueshme më parë. Le ta shijojmë këtë Europian, sepse nuk ndodh shpesh që të luhet një Kampionat Europian në vendin tonë”, – tha anëtari i KE-së, Pano Xhixho.
Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha falënderoi FSHF-në dhe Presidentin Duka për sjelljen e këtij eventi në Shqipëri.
“Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dua të shpreh falënderime për Federatën e Futbollit dhe veçanërisht për Presidentin Duka, sepse besoj se ky event europian ka ardhur falë mbështetjes së tij si Zv. President i UEFA-s. Është shumë e bukur të shohësh kaq fëmijë dhe të rinj, trajnerë, përfaqësues, duke falënderuar Andi Lilën, gjyqtarin që kemi të pranishëm, përfaqësues nga Federata dhe nga klubi i Elbasanit. Shpresoj që të gjithë së bashku ta shijojmë këtë Europian”, tha Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha.
Ambasadorja e Euro U-17, Valbona Selimllari, theksoi rëndësinë e mbështetjes për ekipin Kombëtar në Kampionatin Europian.
“Dikur ka qenë ëndërr të prekje Europianin, sot nuk është më një ëndërr, është një fakt. Europiani vjen në Shqipëri, në vitin 2027 do vijë dhe Euro U-21. Futbolli shqiptar, me këtë ekip kaq të mrekullueshëm të FSHF-së, nuk e di se ku do na dërgojë, dhe ju jeni e ardhmja, ta dini. Kemi nevojë që t’i mbështesim fort djemtë. Nëse stadiumi do të ketë këtë energji, të jeni të sigurt që ekipi jonë do të fitojë atë ditë”, – tha ambasadorja e Europianit, Valbona Selimllari.
Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila e cilësoi këtë Europian si një privilegj për vendin.
“Çdo futbollist pjesëmarrës do të jetë në piacë dhe do të performojë për ngjyrat kuqezi. Do të ketë një privilegj sepse të gjithë sytë e Europës dhe menaxherëve do të jenë këtu që të kenë një karrierë sa më të pasur. Të gjitha skuadrat finaliste nxjerrin yje të futbollit botëror, pretendentë të Topit të Artë. Por shpresoj që edhe ne të bëjmë më të mirën tonë dhe të përfaqësohemi denjësisht, ashtu siç edhe Kombëtarja A përballet denjësisht kundër çdo kundërshtari. Pse mos të përballet edhe ekipi U-17. Është bërë një punë e mirë nga trajnerët e ekipit kombëtar dhe FSHF, Presidenti Duka. Falë tij po vijnë këto aktivitete të rëndësishme. Kemi disa stadiume me të cilat përfaqësohemi denjësisht kudo”, – tha Andi Lila.
Sulmuesi suedez Viktor Gyokeres është pranë transferimit n...
Sampdoria është zyrtarisht e rënë në Serie C, për herë të ...
Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Thom...
Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë anëtarët...
Vllaznia ka shkarkuar trajnerin Thomas Brdaric. Humbja e f...
Partizani u shpall kampion i Shqipërisë për grupmoshën U-1...
Nesër do të luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Final 4...
E ardhmja e Jonathan Tah duket se do të jetë në Bundesligë...
Mosmarrëveshja ligjore mes Kylian Mbappé dhe Paris Saint-G...
Në prag të ndeshjes Real-Mallorca, trajneri Carlo Ancelott...
Pas disa javësh spekulimesh lidhur me të ardhmen e tij, ës...
Federata e Futbollit dëshiron të përgënjeshtrojë kategorik...
Tefik Osmani nuk do të jetë më drejtor sportiv i Vllaznisë...
Vllaznia dështoi sërish për të fituar një titull kampion, ...
Kastriot Islami do të jetë afrimi i parë i Egnatias në mer...
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Komisioneri për Mbrojtj...
Gara për një vend në Champions League në Serinë A, është b...
Egnatia është kampione e Shqipërisë për sezonin 2024-2025....
Egnatia ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Vllaznisë, në f...
Egnatia ka shënuar golin e dytë ndaj Vllaznisë, në finalen...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shqi...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...