“Thyhet” Roma, garë e çmendur për Champions
Gara për një vend në Champions League në Serinë A, është b...

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi me synimin për të siguruar një futboll gjithëpërfshirës, ku respektohen të drejtat e njeriut dhe shërben si mundësi për të rritur edukimin në shoqëri.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku të pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit, Ilir Shulku dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda.
Në fjalën e rastit, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, nënvizoi rëndësinë e këtij nënshkrimi për të krijuar një mjedis të sigurtë dhe gjithëpërfshirës në futboll.
“Sot lidhëm një marrëveshje mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e cila ka për qëllim realizimin e përbashkët dhe të koordinuar për respektimin, forcimin dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, në lidhje me çështjet sportive dhe jo vetëm, rritjen e bashkëpunimeve për iniciativa të përbashkëta” – u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i FSHF.
“Kjo marrëveshje synon të krijojë një qasje të koordinuar, të bazuar në edukim, masa ligjore, përfshirje komunitare dhe partneritete ndërkombëtare, për të garantuar një mjedis të sigurtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë pjesëmarrësit në fushën e futbollit” – vazhdoi ai.
“Ne duam të krijojmë një mjedis pa diskriminim dhe gjuhë urrejtje në futbollin shqiptar, duke ndërgjegjësuar, edukuar dhe ndëshkuar çdo formë sjelljeje që bien ndesh me vlerat e barazisë, respektit dhe të drejtave të njeriut”, theksoi Shulku.
“Me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të bashkëpunojmë dhe marrim pjesë në hartimin e ndryshimeve ligjore të nevojshme për fushat me interes të përbashkët” – përfundoi Ilir Shulku.
Ndërkaq, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, theksoi rëndësinë e mesazheve që mund të jepen nëpërmjet futbollit për të ndaluar nxitjen e urrejtjes.
“Jam shumë i gëzuar që jemi sot në Federatën Shqiptare të Futbollit për të bërë një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që të kemi sporte, të cilat janë aty për të dhënë mesazhet më të mira, për të mos nxitur urrejtje, por për të pasur gjithmonë më të bukurën nga loja e futbollit.
Falënderoj shumë FSHF për disponibilitetin dhe garantojmë një bashkëpunim të vazhdueshëm me Federatën, në mënyrë që të gjithë qytetarët të gëzojnë sportin dhe të jenë larg urrejtjes” – u shpreh Komisioneri Gajda.
Gara për një vend në Champions League në Serinë A, është b...
Egnatia është kampione e Shqipërisë për sezonin 2024-2025....
Egnatia ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Vllaznisë, në f...
Egnatia ka shënuar golin e dytë ndaj Vllaznisë, në finalen...
Egnatia ka kaluar në avantazh ndaj Vllaznisë, në finalen e...
Sot luhet finalja e madhe e titullit kampion më Shqipëri, ...
Barcelona pritet të zyrtarizojë rinovimin e kontratës me t...
Carlo Ancelotti do të largohet nga posti i trajnerit të Re...
Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shq...
Arbitri i njohur botëror, Szymon Marciniak, dy asistentët ...
Sot do të luhet finalja e madhe e titullit kampion më Shqi...
Interi mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë,...
Fundjava ishte tejet pozitive për disa nga legjionarët kuq...
Mirlind Daku është rikthyer te goli dhe si vendimtar te Ru...
Kristjan Asllani ka shënuar golin e dytë sezonal në Serinë...
Mesfushori i Kombëtares, Adrion Pajaziti duket i pandalshë...
Barcelona triumfoi me rezultatin 4-3 ndaj Real Madrid, në ...
Çiklisti danez Mads Pedersen siguroi fitoren në etapën e t...
Barcelona e ka mbyllur në avantazh 4-2 pjesën e parë ndaj ...
ATS u shpall ekipi kampion i edicionit 2024-2025 në “FSHF ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shqi...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...