web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mungon vetëm zyrtarizimi, vendoset e ardhmja e trajnerit Flick

12 Maj 2025, 18:25, Sport CNA

Mungon vetëm zyrtarizimi, vendoset e ardhmja e trajnerit Flick

Barcelona pritet të zyrtarizojë rinovimin e kontratës me trajnerin Hansi Flick, i cili po mbyll një sezon pozitiv në drejtimin e skuadrës katalanase.

Palët kanë qenë në bisedime për disa javë, dhe tashmë kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2027.

Flick mbërriti verën e kaluar te Barcelona me një kontratë dyvjeçare, që përkonte me mandatin aktual të presidentit Joan Laporta, i cili përfundon vitin e ardhshëm.

Megjithatë, pas performancave pozitive të skuadrës në sezonin aktual dhe fitores së katërt sezonale ndaj Real Madridit në El Clasico, drejtuesit e klubit kanë vendosur të zgjasin qëndrimin e teknikut gjerman.





Lajmet e fundit nga