Dita e finales së madhe, Vllaznia dhe Egnatia duan titullin kampion
Sot do të luhet finalja e madhe e titullit kampion më Shqi...

Arbitri i njohur botëror, Szymon Marciniak, dy asistentët Bartosz Heinig dhe Marek Arys, si edhe gjyqtari i VAR-it Pawe? Malec, kanë mbërritur në Tiranë, ku mbrëmjen e sotme do të vendosin drejtësi në finalen e madhe për titullin kampion, mes Vllaznisë dhe Egnatias.
Marciniak dhe grupi i arbitrave u pritën nga Shefi i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, dhe përfaqësues të BASHF-së. Paraditen e sotme ata vizituan ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u njohën më nga afër me investimet dhe zhvillimet e fundit në infrastrukturën e futbollit shqiptar.
Gjatë vizitës, ata panë nga afër fushat stërvitore, qendrën e trajnimit të Kombëtares, ambientet e brendshme të administratës, muzeun e FSHF-së, ku patën mundësi të njihen me historinë e futbollit shqiptar si dhe ambientet e qendrës së përhershme për sistemin VAR, ku po punohet për ta bërë funksionale nga sezoni i ri.
Marciniak dhe arbitrat u takua gjithashtu me zv.Presidentin e FSHF-së, Lutfi Nuri, Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, Drejtorin Administrativ të FSHF-së, Aldi Topçiu dhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo.
Në një prononcim të shkurtër për fshf.org, arbitri polak shprehu vlerësimet më të larta për “Shtëpinë e Futbollit” dhe bëri një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë t’i bashkohen arbitrimit përmes fushatës “Bëhu Arbitër”.
“Jam vërtet shumë i impresionuar. Kjo është ëndrra jonë në Poloni, të kemi një federatë si kjo. Para së gjithash, është shumë e vështirë të gjesh një vend në qendër të qytetit, siç keni bërë ju. Por ju i keni të gjitha, fusha stërvitjeje për lojtarët, muze, një histori të pasur dhe një të ardhme të ndritur.
Jam edhe më i impresionuar me Qendrën VAR që keni krijuar, që është edhe pjesë e planeve tona dhe shpresojmë ta përfundojmë vitin e ardhshëm.
Nuk më mbetet veçse t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen. Sepse, siç e dimë, një federatë e bukur dhe një qendër moderne janë të rëndësishme, por gjithmonë kemi nevojë për një sukses të madh për t’i bërë të gjithë të lumtur.
Kjo është një sfidë në mbarë botën, kemi gjithnjë e më shumë nevojë për arbitra të rinj. Prandaj, ky është një mesazh për ju, djem dhe vajza të reja: lini mënjanë kompjuterët dhe telefonat. Merrni një top, filloni të luani dhe pastaj bëhuni arbitra!
Mund të bëheni pjesë e ngjarjeve më të mëdha të futbollit në botë. Unë vetë jam një shembull i mirë, kam qenë pjesë e Kupës së Botës, Champions League, finales së Kupës së Botës për Klube dhe kam pasur mundësinë të shoh nga afër lojtarët më të mëdhenj si Messi, Ronaldo dhe të tjerë. Dhe më besoni, nuk pagova bileta dhe kisha vendin më të mirë në stadium! Mund të udhëtoni nëpër botë, të bëni atë që doni dhe të jeni pjesë e futbollit.
Edhe ju keni shembuj të mirë në Shqipëri, arbitra dhe instruktorë të mirë. Gjithçka është gati, mos u bëni dembelë. Ejani dhe dhe provoni të bëheni arbitra! “BËHU ARBITËR” – tha Szymon Marciniak në prononcimin për fshf.org
Finalja e kampionatit “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Egnatia, do të zhvillohet sot në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”. Pritet një atmosferë entuziaste nga tifozët e të dyja ekipeve. Biletat vijojnë të jenë në shitje online në ebileta.aldhe fizikisht në biletarinë pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.
Sot do të luhet finalja e madhe e titullit kampion më Shqi...
Interi mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë,...
Fundjava ishte tejet pozitive për disa nga legjionarët kuq...
Mirlind Daku është rikthyer te goli dhe si vendimtar te Ru...
Kristjan Asllani ka shënuar golin e dytë sezonal në Serinë...
Mesfushori i Kombëtares, Adrion Pajaziti duket i pandalshë...
Barcelona triumfoi me rezultatin 4-3 ndaj Real Madrid, në ...
Çiklisti danez Mads Pedersen siguroi fitoren në etapën e t...
Barcelona e ka mbyllur në avantazh 4-2 pjesën e parë ndaj ...
ATS u shpall ekipi kampion i edicionit 2024-2025 në “FSHF ...
Partizani fitoi finalen e vogël për vendin e tretë ndaj Di...
Lazio dhe Juventusi barazuan 1-1 mes tyre, në duelin direk...
Dy ish-lojtarët e Skënderbeut, Ermir Rashica dhe Dean Liço...
Arsenali ka siguruar afrimin e parë për sezonin e ardhshëm...
Manchester City nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola nda...
Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Shqipëri është mbyllur. ...
Etapa e dytë e “Giro d’Italia” 2025, e cila u zhvillua në ...
Një tjetër incident është regjistruar në etapën e dytë të ...
Gjatë këtij sezoni, Cesc Fabregas ka qenë figura qendrore ...
Interi i ka surprizuar të gjithë para finales së Champions...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...