E kërkojnë klubet e mëdha, Fabregas i jep fund dilemave. Zbulohet skuadra që do të drejtojë
Pas disa javësh spekulimesh lidhur me të ardhmen e tij, ës...

Në prag të ndeshjes Real-Mallorca, trajneri Carlo Ancelotti ka konfirmuar zyrtarisht se do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit pas përfundimit të sezonit aktual. Konferenca vjen një ditë pas deklaratës së publikuar nga Federata Braziliane e Futbollit (CBF), e cila njoftoi emërimin e Ancelottit si tekniku i ri i “Seleçaos”.
Trajneri italian, i cili ndodhet në fundin e aventurës së tij të dytë në krye të klubit madrilen, u shpreh se është ende i përqendruar tek Real Madridi dhe dëshiron të përfundojë me dinjitet aventurën aktuale përpara se të nisë fazën e re të karrierës.
“Ndjenja ime është se më 26 maj do të jem trajneri i Brazilit. Është një sfidë e madhe, por aktualisht jam ende trajneri i Real Madridit dhe dua ta përmbyll në mënyrën më të mirë këtë aventurë. Kam shumë respekt për këtë klub dhe për tifozët e tij, ndaj jam i fokusuar në ndeshjet e fundit”, deklaroi Ancelotti.
Ancelotti do të largohet nga Real Madrid një vit përpara përfundimit të kontratës që ishte e vlefshme deri në vitin 2026. Në konferencën për shtyp ai theksoi se ky largim nuk do të thotë se ka ndonjë krizë apo mosmarrëveshje me klubin.
“Futbolli si jeta, është një seri aventurash që fillojnë dhe përfundojnë. E dija që një ditë gjithçka do të mbaronte. Ka qenë një periudhë shumë e bukur dhe kam shijuar çdo moment. Por si çdo gjë tjetër, edhe kjo ka një fund. Nuk ka zhgënjim, përkundrazi. Nëse më thoshin ditën e parë që do të fitoja 11 trofe në katër vite, do ta firmosja menjëherë”.
Tekniku italian u bë trajner i Real Madrid për herë të dytë në vitin 2021. Në këtë periudhë, ai ka fituar La Ligan, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube. Ai e konsideroi këtë cikël si një nga më të suksesshmit në karrierën e tij.
“Në total, fituam shumë tituj dhe kjo do të mbetet një kujtim i jashtëzakonshëm për mua. Nuk kam patur kurrë probleme me klubin dhe nuk do të kem as në të ardhmen. Real Madridi është një klub që e mbaj në zemër”.
Sa i përket vendimit për largim, Ancelotti u shpreh se nuk ka qenë rezultat i një mungese besimi nga ana e klubit.
“Nuk kam ndjerë kurrë që Real Madrid nuk më donte. Ky klub më ka treguar gjithmonë dashuri dhe vlerësim. Por nuk mund të jem trajner i Real Madrid përgjithmonë. Klubi mund të ketë nevojë për ndryshim, për energji të reja. E kuptoj këtë dhe nuk e dramatizoj. Falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi”.
Pas disa javësh spekulimesh lidhur me të ardhmen e tij, ës...
Federata e Futbollit dëshiron të përgënjeshtrojë kategorik...
Tefik Osmani nuk do të jetë më drejtor sportiv i Vllaznisë...
Vllaznia dështoi sërish për të fituar një titull kampion, ...
Kastriot Islami do të jetë afrimi i parë i Egnatias në mer...
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Komisioneri për Mbrojtj...
Gara për një vend në Champions League në Serinë A, është b...
Egnatia është kampione e Shqipërisë për sezonin 2024-2025....
Egnatia ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Vllaznisë, në f...
Egnatia ka shënuar golin e dytë ndaj Vllaznisë, në finalen...
Egnatia ka kaluar në avantazh ndaj Vllaznisë, në finalen e...
Sot luhet finalja e madhe e titullit kampion më Shqipëri, ...
Barcelona pritet të zyrtarizojë rinovimin e kontratës me t...
Carlo Ancelotti do të largohet nga posti i trajnerit të Re...
Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shq...
Arbitri i njohur botëror, Szymon Marciniak, dy asistentët ...
Sot do të luhet finalja e madhe e titullit kampion më Shqi...
Interi mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë,...
Fundjava ishte tejet pozitive për disa nga legjionarët kuq...
Mirlind Daku është rikthyer te goli dhe si vendimtar te Ru...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shqi...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...